Rritet numri i punonjësve të huaj në Shqipëri - Të dhënat zyrtare/ Në cilët sektorë janë të shpërndarë?

Kërkesa e bizneseve për fuqi punëtore të kualifikuar, në kushtet kur fenomeni i emigracionit në Shqipëri ka ardhur në rritje, ka bërë që gjatë vitit që lamë pas të konkretizohen disa kontrata me punonjës të huaj.
Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, rritja e punësimit të punëmarrësve të huaj në vitin 2023 rezulton me 86% krahasuar me një vit më parë, çka ka bërë që ti kushtohet një vëmendje e veçantë praktikës inspektuese në kontrollin e kushteve të tyre të punës për të siguruar që ata të kenë kushte të sigurta, të drejta dhe të barabarta në punë.
Por si janë shpërndarë të huajt që punojnë në Shqipëri sipas sektorëve? Inspektorati Shtetëror i Punës ka inspektuar në total 9,820 subjekte private, në të cilat janë konstatuar 1,350 punëmarrës të huaj, ku 27 prej tyre rezultuan pa leje pune.
Të ndarë sipas sektorëve, numri më i lartë i punonjësve të huaj të konstatuar në subjektet e inspektuara rezulton në ndërmarrjet prodhuese, me rreth 592 punonjës, ndjekur nga sektori i Tregti-Hotele-Bare-Restorante me 195 punonjës të evidentuar, kjo nxitur edhe nga sezoni i mbarë turistik vitin e kaluar çka bëri që këto struktura të kishin nevojë për më shumë staf.
Më pas renditet sektori i ndërtimit me 147 të punësuar. Ndërsa sektorët transport dhe telekomunikacion, elektricistet ujë gaz, financë, etj, kanë një numër shumë më të ulët.
Së fundmi qeveria shqiptare ka bërë me dije se është drejt finalizimit të një kontrate për të “importuar” punonjës të kualifikuar nga Filipinet që do të plotësojnë nevojat kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Si janë ndërtuar Piramidat e Egjiptit? - Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin
Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, u ndërtuan në Egjipt më shumë se 4000......

Monedha 2 euro të bën të pasur! - Pse disa prerje arrijnë vlera kaq të larta?
Monedha 2 euroshe mund të jetë emetuar pothuajse 20 vjet më parë, por disa prej tyre janë rritur në vlerë deri në 5000 euro. Ka një arsye pse çmimi i disa prej......

2.5 miliardë euro investim në minerale kritike - Franca, Gjermania dhe Italia publikojnë planet kombëtare
Franca, Gjermania dhe Italia kërkuan që investimet private të përputhen me fondet publike për të zhvilluar zinxhirin e vlerës së lëndëve të para kritike, kur......

“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Dorëzohen 5 kërkesa të reja në MIE. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Viti 2024 ka shënuar interes të lartë nga investitorët për centrale fotovoltaike. Vetëm së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë......

Bankat ndikuan në rritjen e konsumit - Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por shtrëngohen ato për banesat
Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë e dhëna......

Inflacioni i qendrueshëm edhe në muajin prill - Çmimet u shtrenjtuan me 2.3% sipas metodës Europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit të matur sipas metodës europiane për muajin prill të......

Prodhuesi kinez i EV, Xpeng synon të dorëzojë makinën e tij të parë fluturuese në vitin 2026!
Xpeng AeroHT, një degë e Xpeng, synon t'u dorëzojë klientëve makinën e saj fluturuese në vitin 2026, tha të premten bashkë-presidenti i prodhuesit kinez të......

“Zgjerohet” skema e pensioneve, të ardhurat rriten me 16.3 % - 4-mujori/ Buxheti arkëton 24.1 miliardë lekë më shumë
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 231.6 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me një rritje prej 24.1 miliardë lekësh më shumë se e njëjta periudhë e një......