Rreth 12 milionë vizitorë në 11 muaj - Sezoni turistik vazhdon edhe në nëntor, rriten hyrjet nga shtetas të huaj me 46.8%

Rreth 12 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke shënuar rritje me 7.47%, krahasuar me të njejtën periudhë para pandemisë, pra gjatë vitit 2019-të. Në harkun kohor të njëmbëdhjetë muajve të vitit 2019-të hyrjet e shtetasve gjithsej në vendin tonë llogariteshin në 11.2 milion. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” sinjalizojnë rritje me 46.8% të hyrjeve të shtetasve të huaj vetëm në nëntor, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2021.
Gjatë kësaj periudhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 358,350 ndërkohë që përgjatë nëntorit të vitit të kaluar regjistroheshin 244,061 hyrje nga shtetas të huaj. Nëse do të flasim për hyrjet gjithsej numri i tyre përgjatë muajit nëntor të këtij viti regjistrohet në 808,813, duke shënuar rritje prej 47.4%.
Në nëntor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 2,4 herë dhe Italia me 62,9%, krahasuar me nëntorin 2021. Rritje e numrit të hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim me terma njëmbëdhjetëmujorësh. Krahasuar me të njetën periudhë të vitit të kaluar numri i hyrjeve gjithsej është rritur 34.6%, ndërsa numri i hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën janar-nëntor është rritur 31.9%, krahasuar me vitin 2021.
Nga ana tjetër, edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit nëntor të këtij viti regjistrojnë rritje, me 47.9%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë regjistruar në 463,097, ndërkohë që daljet gjithsej po përgjatë të njejtës periudhë janë 838,056. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë përgjatë njëmbëdhjetëmuajve 2022, është 5.2 milionë, duke u rritur 36.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në nëntor të vitit 2022, numri më i lartë i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë ka qenë për qëllime “Personale” dhe është regjistruar në 352.344, duke u rritur me 49,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Shkencëtarët zbulojnë materialin më të fortë të planetin tonë!
Emri i tij është CrCoNi dhe është një aliazh metalik i kromit, kobaltit dhe nikelit: ky është materiali më fortë i zbuluar ndonjëherë në planetin tonë deri më......

A do të kenë avionët e së ardhmes "krahë lëvizës" falë materialeve inteligjente?!
Rrjetet nervore dhe sistemet e inteligjencës artificiale janë tashmë realitete me të cilat ne ndërveprojmë çdo ditë: nga video lojërat te asistentët personalë,......

Si do të privatizohen ndërmarrjet bujqësore të braktisura? - Hapet “drita jeshile” për bizneset që i disponojnë, do pajisen me dokument pronësie
Bizneseve që kanë privatizuar objekte të ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe i posedojnë ato, por nuk janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe nuk......

Energjia, rritet mbështetja buxhetore - Plani 3-vjeçar/ Më shumë para’ se sivjet. Ja projektet prioritare për sigurinë energjetike
Qeveria parashikon rritje të shpenzimeve buxhetore për sektorin energjetik në 3 vitet e ardhshëm, në raport me buxhetin e këtij viti. Sipas programit buxhetor......

Frika nga rikthimi i gripit të shpendëve - Shqipëria ndërpret importin e pulave nga Hungaria dhe Italia
Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë, Shqipëria ka bllokuar importin dhe tranzitin e shpendëve nga Italia dhe Hungaria. Frika për......

Energjia e “bursës” përjashtohet nga TVSH - Hyn në fuqi në 1 janar 2023, por bursa nuk është ende funksionale
Energjia e importuar dhe furnizuar, e destinuar për t’u shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e......

“Emigrantët “gjethe fiku” për amnistinë” - Preçi: Qeveria në nevojë urgjente për para’, të tërhiqet nga nisma
Qeveria po përdor emigrantët si “mbulesë” për të vijuar rrugën drejt miratimit të amnistisë fiskale dhe penale, e cila është kritikuar gjerësisht nga......

Rritja e kësteve nga Euribor; asnjë impakt te mikrokreditë!
Ndërsa diskutojmë rritjen e kostove të shportës, të karburanteve dhe të çmimeve të pronave, një zhvillim i ri ka disa muaj që ka filluar të ndikojë shumë......