Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2022, 09:45

Rikuperon Franga dhe Dollari ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten!

Nga SCAN TV
Rikuperon Franga dhe Dollari ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten!

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë pozitivisht teksa ka rikuperuar pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 114.6 lekë dhe duke u shitur me 115.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 117.1 lekë dhe është shitur me 118 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme ditën e sotme pasi krahasuar më ditën e hënë blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 136.5 lekë dhe shitet me 138 lekë duke mos pësuar as ai luhatje të forta të kuotës përballë monedhës vendase.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat