Rekord aplikimesh për mbrojtjen e markës - Certifikata e regjistrimit nga DPPI, “imunitet” ndaj falsifikimeve
Bizneset shqiptare duket se po ndërgjegjësohen çdo ditë dhe më shumë për përfitimet e regjistrimit të markës tregtare. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Pronësisë Industriale të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se viti 2021, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID 19, ka shënuar një rekord historik aplikimesh nga subjektet për mbrojtjen e markës.
Konkretisht, përgjatë vitit që lam pas janë paraqitur për regjistrim marke në total 1404 aplikime, në krahasim me 1164 aplikime të regjistruara në vitin 2020, me një rritje në rang kombëtar me 17 për qind. Po ashtu, po ti referohemi periudhës 2015-2021, trendi i aplikimeve kombëtare ka qenë në rritje progressive nga viti në vit. Në 2015 numri i subjekteve të interesuara rezulton në 973.
Ndërsa numri i aplikimeve për shtirje ndërkombëtare për regjistrim marke përgjatë 2021-shit rezulton ne 2585. Por çfarë është marka tregtare dhe për çfarë shërben regjistrimi i markës së biznesit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale? Çdo shenjë që është e aftë të dallojë mallrat ose shërbimet, përfshirë fjalët, emrat, shkronjat, numrat, vizatimet, fotografitë, etj., mund të përdoren si një markë tregtare.
Mbrojtja ligjore e një marke tregtare merret nëpërmjet regjistrimit të saj, dhe në disa shtete me anë të përdorimit të saj. Për të regjistruar markën tregtare, hapi i parë është depozitimi i formularit pranë zyrës kombëtare ose rajonale të markave tregtare, e cila shqyrton aplikimit në përputhje me legjislacionin dhe jep të drejtën ose refuzon regjistrimin e markës tregtare.
Marka tregtare ka vlefshmëri kohore 10 vjet nga momenti i regjistrimit dhe më pas është e nevojshme të ripërtërihet. Pajisja me certifikatën përkatëse e mbron biznesin nga dublimi i emrit apo logos së tij dhe keqpërdorimi i shërbimeve apo produkteve që ai ofron.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bizneset, autorizim për kalim të lirë në dogana - Gazheli: Statusi OEA, më pak kontrolle dhe prioritet për subjektet e certifikuara
Bizneset shqiptare import-eksport tashmë kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA), nga i cili përfitojnë......

Shkencëtarët krijojnë xhelin që rikrijon indet e zemrës dhe trajton sëmundjet kardiovaskulare!
Studiuesit kanë qenë të suksesshëm në krijimin e indeve të zemrës në një xhel të biodegradueshëm që mund të përdoret në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.......

Shkencëtarët regjistrojnë një rekord të ri CO2 në atmosferë - Çfarë ndodh nëse emetimet vazhdojnë të rriten?
Nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë, që ngroh planetin, kanë kaluar një moment historik më shumë se 50% më të lartë se në periudhën para-industriale,......

Truri gjithashtu ndikon në shtimin e peshës. Shifrat
Obeziteti nuk është problem vullneti, siç është supozuar shpesh deri më tani. Përkundrazi, është një sëmundje e sistemit nervor qendror, e cila shfaqet duke na......

Gjigande sa 96 fusha tenisi: Ku po ndërtohet ferma më e madhe vertikale në botë?!
Ferma më e madhe vertikale në botë po ndërtohet për të ndihmuar në përfundimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar nga ushqimet e importuara. Shitësit......

Euro bie ndjeshëm gjatë tregtisë në Wall Street - BQE mbyll programin e lehtësimit sasior dhe do të rrisë interesat muajin e ardhshëm
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por gjatë sesionit të kaluar fitoi rreth 0.7% të vlerës përballë monedhave kryesore......

Nafta, në rënie të lehtë - Pekini dhe Shaghai vendosin kufizime të reja të Covid-19
Nafta ka rënë lehtë në sesionin e sotëm, por vijon të tregtohet në nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit. Mbështetja kryesore për çmimet është rritja e......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Ndërkohë, që vendimet e Bankës Qendrore Europiane ishin të......