“Real estate” udhëheq ekonominë/ Bashkë me `artet dhe argëtimin` stimuluan PBB të ngjitet në 2.72% gjatë tremujorit të parë të këtij viti

Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga "Instituti i Statatistikave". Kjo rritje fiksohet në 2.72%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa nga ana tjetër konsumi final i popullatës ka shënuar rritje me 2.15%. Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit pasuritë e paluajtshme kanë qenë padyshim “lokomotiva” e ekonomisë. Ky zë regjistron kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 0.62 pikë përqindje. Zëri i dytë me kontributin më të lartë janë `artet, argëtimi dhe aktivitetet e tjera të shërbimit` me 0.6 pikë përqindje, ndjekur nga `administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia` me 0.53 pikë përqindje. Dega e cila ka dhënë kontibutin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe aktivtetet profesionale të administrimit me 0.11 pikë përqindje dhe 0.1 pikë përqindje. Shifat po ashtu tregojnë se grupi “Aktivitete profesionale, administrative” dhe “Taksa Neto” kanë kontribuar negativisht me 0.14 pikë përqindje dhe 0.38 pikë përqindje.
Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për këtë tremujor të parë “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” ka shënuar rritjen më të madhe, me 31.84%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë grupi i dytë me rritjen më të madhe të regjistruar, deri në 11.02%. Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe grupe si “Informacioni dhe Komunikacioni” dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” me 6.29% dhe 5,15%. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, krahasuar me një vit më parë, rënie ka pësuar zëri “Aktivitete profesionale, administrative” me 2.38%, duke treguar se prodhimtaria e kësaj fushe nuk është përkthyer në të ardhura. Edhe taksat neto po ashtu kanë shënur rënie me 2.81%, krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2022, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 1.43%. Edhe në terma tremujorësh aktiviteti i arteve dhe argëtimit paraqitet me rritjen më të lartë, pasuar nga aktivitetet profesionale dhe administrative, përkatësisht me 26.94% dhe 5.65%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 2.51%, ndërkohë me rënie paraqiten grupe si “Industria”, “Informacioni e Komunikacioni” si dhe “Administrimi Publik, Arsimi e Shëndetësia”.
Sondazh

Nga vijnë makinat në Shqipëri? Tkurret dominimi italo-gjerman, ndërsa Korea e Jugut dhe Kina “lënë në hije” të mëdhënjtë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importojmë mjetet e transportit dhe se si kanë lëvizur ndër vite tendencat. Si......

Çmimet e ushqimeve, si ndryshojnë me Europën? Bulmeti, vaji dhe pijet joalkolike më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, frutat më të lirat
Sipas një raporti të “Agjencisë Europiane të Statistikave” të publikuar së fundmi çmimet për kosumin final në Shqipëri, për vitin 2022, ishin sa 61.3% e......

Azilkërkuesit shqiptarë bien me 22.5%/ Në Prill vetëm 713 aplikime, por vijojmë të kryesojmë rajonin
Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti ra me......

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës/ Konsumi i mishit, sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara......

Vijon rritja e turizmit edhe në Maj/ Rreth 705 mijë të huaj prekën territorin e Shqipërisë, daljet, në rënie me 0.1%
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 230 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Maj të këtij viti, nga të cilat rreth 705 mijë janë shtetas......

Investimet e huaja vijojnë me rekord/ 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Holanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Në Kukës, maturantët më të dalluar/ Analiza e rezultateve të maturës sipas lëndëve dhe qarqeve
Çdo vit studentët e maturës përgatiten për testet e fundvitit në lëndët me detyrim dhe me zgjedhje, të cilat diktojnë fazën e radhës në arsimimin e tyre. Këto......

Barazia gjinore, Shqipëria ndër të parat në botë/ WEF: Renditet e 17-ta në glob dhe e para për hendekun në paga
Shqipëria renditet në vend të 17-të nga 146 shtete të botës në Raportin Global për Hendekun Gjinor (Global Gender Gap Report), të publikuar nga Forumi Ekonomik......