Në Kukës, maturantët më të dalluar/ Analiza e rezultateve të maturës sipas lëndëve dhe qarqeve

Çdo vit studentët e maturës përgatiten për testet e fundvitit në lëndët me detyrim dhe me zgjedhje, të cilat diktojnë fazën e radhës në arsimimin e tyre. Këto lëndë përfshijnë Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematikën, si dhe Gjuhën e Huaj. "Scan Intel" ka bërë një analizë të të dhënave të publikuara, ku tregohet se një shifër më e ulët maturantësh u testuan këtë vit në krahasim me vitin 2022. Përkatësisht, 27,180 nxënës u testuan në Gjuhën Shqipe, 27,543 nxënës në Matematikë, dhe 27,263 nxënës në Gjuhën e Huaj, në krahasim me mbi 29 mijë nxënës në secilën lëndë në 2022-shin.
Më tej, si në vitin 2022, Matematika vazhdon të regjistrojë përqindjen e kalueshmërisë më të ulët (94.38%), me numrin më të lartë të pakalueshmërisë, 1549 mbetës, ose 5.6% të numrit total. Kjo shifër ndiqet nga Gjuha e Huaj, me një normë të kalueshmërisë prej 96.17%, dhe 1043 studentë që morën notën 4.00. Gjuha dhe Letërsia, me një kalueshmëri prej 98.37%, ka numrin më të ulët të nxënësve ngelës, me vetëm 444 studentë nga totali prej 27,180, duke krijuar një raport prej 1.6%.
Po të marrim në analizë peshën e notës maksimale dhe peshën e notës ngelëse ndaj totalit, krahasuar me vitin e kaluar shohim diferenca të ndjeshme. Përgjatë këtij viti të dhënat tregojnë se norma e maturantëve të cilët kanë marrë notën maksimale në lëndën e matematikës është rritur me rreth 0.11 pikë përqindje, ndërkohë, nga ana tjetër, është ulur norma e maturantëve ngelës. Sa i përket gjuhës së huaj norma e maturantëve ekselentë ka rënë me 0.65 pikë përqindje, por paralelisht me këtë ka rënë edhe norma e ngelësve. Nëse do të flisnim për lëndën e Gjuhës Shqipë dhe Letërsisë norma e maturantëve të cilët janë vlerësuar me 10.00 ka shënuar rritje.
Megjithatë, pavarësisht normës më të lartë të kalueshmërisë, Gjuha Shqipe e Letërsia përbëjnë numrin më të vogël të nxënësve ekselentë, me vetëm 15 studentë, ose më pak se 0.1% të numrit total. E dyta vjen Matematika, me 238 nxënës që arrijnë notën 10.00. Përqindja më e lartë e notës 10.00 (1.4%) vërehet në Gjuhën e Huaj. Kjo lëndë shënon gjithashtu notën më të lartë mesatare, 7.68, duke sinjalizuar kështu se ku studentët kanë dalë më mirë. Notën më të ulët mesatare, si në vitin 2022, e tregon sërish Matematika, me 6.65.
Nëse analizojmë të dhënat më në detaj, shohim se qarku i Kukësit ka performancën më të mirë në Matematikë për sa i përket notave, me një mesatare 7.77. Nota mesatare më e ulët në këtë lëndë është 6.32 dhe i përket qarkut të Gjirokastrës. Në Gjuhën Shqipe, notat më të larta vihen re në Tiranë, me një mesatare prej 7.58, ndërsa Dibra shënon 7.19, me një luhatje të paktë për notën më të ulët. Lidhur me Gjuhën e Huaj, nota mesatare më e lartë, 8.09, shihet përsëri në kryeqyet, ndërkohë performanca më e ulët ndihet sërish në Dibër, me një notë mesatare 7.11.
Nëse rezultatet sipas qarqeve i krahasojmë me vitin e kaluar shohim se qarku i Kukësit vijon sërish të kryesojë renditjen për lëndën e matematikës, pasi edhe përgjatë vitit 2022 kjo lëndë në këtë qark regjistronte mesatren më të lartë. Sipas llogaritjeve të “Scan Intel”, qarku i Kukësit mban vendin e parë edhe për mesataren e të të tre lëndëve më detyrim të marra së bashku, me 7.63. Pas Kukësit ndjek kryeqyteti me një mesatare në total prej 7.50, pasuar nga Durrësi me mesatare të të tre lëndëve deri në 7.46. Fieri, Vlora dhe Lezha vijojnë renditjen, ndërkohë në fund me mesataren më të ulët gjejmë të renditur Dibrën dhe Beratin përkatësisht me 6.96 dhe 7.04.
Sondazh

Barazia gjinore, Shqipëria ndër të parat në botë/ WEF: Renditet e 17-ta në glob dhe e para për hendekun në paga
Shqipëria renditet në vend të 17-të nga 146 shtete të botës në Raportin Global për Hendekun Gjinor (Global Gender Gap Report), të publikuar nga Forumi Ekonomik......

Konsumi i fruta-perimeve, jemi të parët në Europë/ 767 euro për frymë në vit, dy herë më shumë se një europian në sasi
Shqiptarët janë të dytët në Europë sa i përket konsumit dhe shpenzimit vjetor për fruta-perime. Sipas Eurostat, mesatarisht në vit një shqiptar shpenzon 767......

Eurostat rrit ndjeshëm inflacionin/ Në Shqipëri panë 5.6% në Maj, nga 4.7% që thotë Instat
Me metodën Eurostat, inflacioni në vendin tonë rezulton më i lartë se me metodën e Instat për muajin Maj të këtij viti, pranë 5.6%. Ndërkohë, sipas Instat, për......

Pas rënies së pagave, rritet edhe papunësia/ Në tremujorion e parë ngjitet në 10.9%, për të rinjtë kulmon në 22.5%
Treguesit e anketës se forcave të punës të publikuara nga “Instituti i Statistikve” paraqesin rritje të normës së papunësisë në vend përgjatë tremujorit të......

Tregtia me pakicë e nisi vitin pozitivisht/ Karburantet dhanë kontributin më të madh në rritjen e shitjeve prej 4.7%
Tregtia me pakicë e ka nisur vitin 2023 me rritje të shitjeve tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Indeksi i volumit të shitjeve në......

Jemi mes 10 vendeve me pabarazinë më të lartë në Europë/ Më të pasurit kanë 5.9 herë më shumë të ardhura se më të varfërit
“Scan Intel” ka kryer një analizë bazuar në të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, sa i përket nivelit të pabarazisë mes 20% të......

“Vuloset” Eurobondi 600 milionë eurosh/ Bursa e Londrës: Interes 5.9% dhe maturim 5-vjeçar. I 6-ti në 13 vite
Bursa e Londrës ka konfirmuar daljen e radhës së qeverisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare duke emetuar një `Eurobond` në vlerën e 600 milionë eurove. Të......

37.7% e bizneseve bëjnë mbledhje online/ Më pak se mesatarja e BE-së, jemi ndër vendet me normën më të ulët në Europë
Vetëm 37.7% e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar kanë zhvilluar takime online me punonjësit e tyre, përgjatë vitit 2022, tregojnë të dhënat nga “Agjencia......