Çmimet e ushqimeve, si ndryshojnë me Europën? Bulmeti, vaji dhe pijet joalkolike më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, frutat më të lirat

Sipas një raporti të “Agjencisë Europiane të Statistikave” të publikuar së fundmi çmimet për kosumin final në Shqipëri, për vitin 2022, ishin sa 61.3% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. “Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues sipas vendeve të Europës dhe sipas grupeve kryesore, ndërkohë këtë herë do të analizojmë se sa janë rritur çmimet vetëm për ushqimet, krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian për vitin 2022.
Referuar të dhënave çmimet për ushqimet dhe pijet joalkolike, përgjatë vitit 2022, u rriten sa 85,1% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian, ndërkohë për pijet alkolike dhe duhanin çmimet rezultojnë sa 73.8% e mesatares së BE-së. Nga përpunimi i shifrave shohim se janë disa nëngrupe të ushqimeve, të cilat për vitin 2022 kanë rezultuar më të shtrenjta se mesatarja. Grupi i bulmetit, pra qumështi, djathi dhe vezët, kanë qenë 11.7% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2022. Çmimet për pijet joalkolike po ashtu kanë qenë më të shtrenjta në Shqipëri se në Bashkimin Europian tregojnë të dhënat nga “EUROSTAT”. Çmimet për këtë nëngrup janë rritur sa 108.8% e çmimeve në vendet e BE-së, pra e thënë ndryshe rreth 9% më të shtrenjta.
Vaji po ashtu ka qenë më i shtrenjtë në Shqipëri, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Për vitin 2022 çmimet për vajin dhe yndyrat kanë qenë sa 106.7% e mesatares, ose 6.7% më të shtrenjta. Nëngrupi “Ushqime të tjera” gjithashtu ka qenë 14.3% më i shtrenjtë.
Sipas të dhënave, në fund të tabelës, gjemë “Frutat dhe Perimet” me nivel çmimesh për vitin 2022 sa 72.4% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërkohë, çmimet për mishin dhe bukën reultojnë sa 73.4% dhe 80.3% mesatares Europiane.
Sondazh

Azilkërkuesit shqiptarë bien me 22.5%/ Në Prill vetëm 713 aplikime, por vijojmë të kryesojmë rajonin
Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti ra me......

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës/ Konsumi i mishit, sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara......

Vijon rritja e turizmit edhe në Maj/ Rreth 705 mijë të huaj prekën territorin e Shqipërisë, daljet, në rënie me 0.1%
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 230 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Maj të këtij viti, nga të cilat rreth 705 mijë janë shtetas......

Investimet e huaja vijojnë me rekord/ 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Holanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Në Kukës, maturantët më të dalluar/ Analiza e rezultateve të maturës sipas lëndëve dhe qarqeve
Çdo vit studentët e maturës përgatiten për testet e fundvitit në lëndët me detyrim dhe me zgjedhje, të cilat diktojnë fazën e radhës në arsimimin e tyre. Këto......

Barazia gjinore, Shqipëria ndër të parat në botë/ WEF: Renditet e 17-ta në glob dhe e para për hendekun në paga
Shqipëria renditet në vend të 17-të nga 146 shtete të botës në Raportin Global për Hendekun Gjinor (Global Gender Gap Report), të publikuar nga Forumi Ekonomik......

Konsumi i fruta-perimeve, jemi të parët në Europë/ 767 euro për frymë në vit, dy herë më shumë se një europian në sasi
Shqiptarët janë të dytët në Europë sa i përket konsumit dhe shpenzimit vjetor për fruta-perime. Sipas Eurostat, mesatarisht në vit një shqiptar shpenzon 767......

Eurostat rrit ndjeshëm inflacionin/ Në Shqipëri panë 5.6% në Maj, nga 4.7% që thotë Instat
Me metodën Eurostat, inflacioni në vendin tonë rezulton më i lartë se me metodën e Instat për muajin Maj të këtij viti, pranë 5.6%. Ndërkohë, sipas Instat, për......