Shqipëria Postuar më 18 Gusht 2022, 12:56

Qeveria “sakrifikon” bujqësinë?! - Ulet buxheti për sektorin në 3 vitet e ardhshëm, më pak para’ për sigurinë ushqimore!

Nga SCAN TV
Qeveria “sakrifikon” bujqësinë?! -  Ulet buxheti për

Vëmendje a qeverisë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në tërësi parashikohet në rënie në tre vitet e ardhshme, ndërkohë që është një ndër sektorët kyç të ekonomisë dhe që ka nevojë për më shumë mbështetje.

Referuar dokumentit të “Programit buxhetor afatmesëm 2023-2025”, i botuar në Fletoren Zyrtare,  buxheti i vënë në dispozicion për Ministrinë e Bujqëisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto konsiderohet në rënie progresive deri në vitin 2025.

Konkretisht nëse këtë vit buxheti është 0.68% e PBB, në 2023 planifikohet në 0.67 %, në 2024 0.58 për qind dhe në 2025 parashikohet të zbresë në 0.55 për qind e PBB. Në vlerë nominale, buxheti për bujqësinë parashikohet me një rritje të lehtë vitin që vjen krahasimisht me 2022, dhe më pas në rënie përgjatë periudhës 2024-2025.  Aktualisht buxheti vjetor i Ministrisë së Bujqëisë është 12.7 miliardë lekë dhe në 2025 planifikohet të zbresë në 12 miliardë lekë.

Pavarësisht prioriteteve të vendosura për zhvillimin e këtij sektori në 3 vitet e ardhshme, ajo që dihet është se bujqësia nuk mund të zhvillohet pa rritje fondesh dhe në të kundërt,në dokument tregohet një ulje e financimeve në disa prej zërave kryesore.

Konkretisht pritet të ketë ulje progresive të fondeve për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, nga afro 2.3 miliardë lekë që janë në dispozicion gjatë këtij viti në 1.6 miliardë lekë në 2025-ën, për zhvillimin rural po ashtu planifikohet rënie fondesh,  nga 7 miliardë këtë vit në 6.7 miliardë lekë në 2025-ën,  këshillimi dhe infomacioni bujqësor po ashtu do të pësojë shkurtim financimi.

Ndërsa pplanifikohet rritje financimi për sektorin e peshkimit nga 702 milionë lekë që janë në dispozicion gjatë këtij viti në afro 900 milionë lekë në 2025-ën.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat