Shqipëria Postuar më 18 Gusht 2022, 12:55

Çmimet e banesave, në rritje të pandalshme - Gjoka: Edhe qiratë e studentëve do të jenë më të shtrenjta

Nga SCAN TV

Nëse qytetarët presin një rënie të çmimeve të banesave për të blerë një të tillë, kjo nuk do të ndodhë.

Në një intervistë për SCAN TV, brokeri dhe eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka sqaron se sezoni vjeshtor do të vijojë me rritje të çmimeve të pronave, kjo për shkak të kostove më të larta të ndërtimit dhe të fuqisë punëtore, si edhe cilësisë më të mirë të njësive të banimit.

Por në sinkron me rritjen çmimit të apartamenteve, ky sezon do të kushtojë më shtrenjtë edhe për studentët. Eksperti Gjoka parashikon një rritje të qirave deri në 25 për qind.

Tregu i pasurive të patundshme po përjeton një rritje të vazhdueshmë të çmimeve, por kjo nuk ka ndikuar në rënien e kërkesës për blerje apartamentesh. Gjatë periudhës së verës është vënë re edhe interes nga ana e emigrantëve, kryesisht për shtëpi për prindërit apo për investim.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=OzZrkryQV_g&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=1

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat