Pse gratë e BE-së tani do punojnë 'falas' deri në fund të vitit?!

Gratë në Bashkimin Europian nga e marta dhe deri në pjesën tjetër të vitit do të "punojnë falas" në krahasim me homologët e tyre meshkuj. Kjo sepse 15 Nëntori shënon Ditën e Pagave të Barabarta në të gjithë BE-në pasi gratë në të gjithë bllokun vazhdojnë të fitojnë 13% më pak se kolegët e tyre meshkuj për një punë të barabartë.
Progresi në mbylljen e këtij hendeku ka qenë i ngadaltë. Ai është ngushtuar me vetëm 2.8 pikë përqindjeje gjatë dekadës së fundit.
Njëmbëdhjetë shtete anëtare e kanë kaluar tashmë Ditën e Pagave të Barabarta pasi hendeku i brendshëm i pagave gjinore është më i madh se mesatarja e BE-së, duke përfshirë Letoninë dhe Estoninë ku diferenca në pagë është mbi 20%.
Ndërkohë, Luksemburgu kishte diferencën më të ulët në pagë mes burrave dhe grave me gratë që paguhen 0.7% më pak se kolegët e tyre meshkuj. Rumania dhe Sllovenia vijnë pas me dallime prej 2.4% dhe 3.1% respektivisht.
"Puna e barabartë meriton pagë të barabartë: ky është një parim themelues i Bashkimit Europian. Zgjidhja e padrejtësisë së hendekut të pagave gjinore nuk mund të vijë pa ndryshim në pabarazitë strukturore në shoqëri," thanë komisioneret Věra Jourová dhe Helena Dalli në një deklaratë të përbashkët.
Për të ngushtuar këtë hendek, ata u bënë thirrje vendeve të BE-së që të rrisin punën për të siguruar kushtet e duhura për gratë dhe burrat që të kenë më shumë zgjedhje dhe të ndajnë më mirë përgjegjësitë dhe punën e kujdesit.
Gratë mbajnë peshën kryesore të detyrave shtëpiake dhe të kujdesit për fëmijët me 7.7 milionë gra pa punë për shkak të përgjegjësive të kujdesit, sipas Komisionit. Jourová dhe Dalli u kërkuan gjithashtu eurodeputetëve dhe shteteve të BE-së që të miratojnë Direktivën e propozuar të Komisionit Europian për Transparencën e Pagave sa më shpejt të jetë e mundur.
“Transparenca kontribuon në dhënien fund të paragjykimeve gjinore në paga që nga fillimi dhe fuqizon punëtorët që të zbatojnë të drejtën e tyre për pagë të barabartë për të njëjtën punë ose punë me vlerë të njëjtë”, thanë ato.
Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, nëntë në dhjetë europianë (burra dhe gra) mendojnë se është e papranueshme që gratë të paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 64% janë në favor të publikimit të pagave mesatare sipas llojit të punës dhe gjinisë në kompaninë e tyre. Qeveria holandeze, për të cilën Dita e Pagave të Barabarta gjithashtu zbarkon më 15 nëntor, tha të hënën se do të nisë një "dialog social" për këtë çështje.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Euro ngjitet pranë 1.04 USD - Rezerva Federale pritet të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave
Monedha e përbashkët europiane, euro, është rritur ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, pranë 1.04 dollarëve, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve të Rezervës......

Investitorët europianë, të kujdesshëm - Fokusi rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë globale dhe te samiti i G20-ës
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, pasi vëmendja e investitorëve është rikthyer te ngadalësimi i ekonomisë globale.......

Borrell: Kosova e Serbia në udhëkryq, duhet të vendosin nëse duan të shkojnë drejt BE-së!
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më të rrezikshmen që nga viti......

Dollari amerikan vijon ‘pikiatën’, humbet sërish pikë – Dobësohen edhe Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe ditën e sotme të humbasë pikë duke u dobësuar në mënyrë të konsiderueshme nga periudha e ‘artë’ që kaloi këtu muaj teksa blihet......

Çmimi i naftës bie me 1 dollar - Shkak, monedha më e fortë amerikane dhe rritja e infektimeve me Covid në Kinë
Çmimet e naftës pësuan ulje, si pasojë e një dollari më të fortë, ndërsa rastet në rritje me infektime me Covid në Kinë, shuan shpresat për një rihapje të......

Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023 - Ndërsa, Europës do të t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica
Britania dhe ekonomitë e eurozonës kanë të ngjarë të futen në recesion vitin e ardhshëm sipas parashikimeve të bankës amerikane Morgan Stanley, por Shtetet e......

“Pesha” në rritje e tregtisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut - Tendencë rritëse e 5 viteve të fundit. Renditja në “Top 10”
Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndëisshëm tregtar për Shqipërinë. Nëse analizojmë shifrat e importeve dhe eksporteve të 5 viteve të fundit, rezulton......

Remitancat në Kosovë, 14,9% e PBB - Në fund të gjysmës së parë të vitit arritën në 314,11 milionë euro
Remitancat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit në Kosovë. Sipas publikimit më të fundit të Bankës Qendrore të vendit, në fund të muajit qershor......