Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2022, 13:59

Pse borxhi i Shqipërisë është orientuar drejt euros - Si është kompozuar portofoli i borxhit të jashtëm 

Nga SCAN TV

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria ka rritur ndjeshëm nivelin e borxhit publik, e sidomos peshën e borxhit të jashtëm. “Kjo rritje e peshës së borxhit të jashtëm ka ardhur kryesisht nga rritja e përqendrimit të titujve ndërkombëtarë, duke reflektuar politikat e huamarrjes gjatë viteve të fundit, të cilat nisur edhe nga kufizimet e tregut të brendshëm kanë pasur si qëllim uljen e presionit të huamarrjes së brendshme për të lehtësuar procesin e ristrukturimit të portofolit të borxhit të brendshëm dhe stimuluar kreditimin e sektorit privat” shkruhet në strategjinë e re të qeverisë për borxhin publik që është në fazë konsultimi.

Por si është kompozuar portofoli i borxhit të jashtëm të Shqipërisë?

Në këtë portofol, peshën më të madhe e mbajnë kreditë për financimin e projekteve nga kreditorët dypalësh dhe shumëpalësh. Ndërkohë, pesha e titujve të borxhit në tregjet ndërkombëtare (Eurobondi) nga viti 2017-2021 është rritur me 21.3 pikë përqindje.

Për sa i përket kompozimit të portofolit sipas valutave, pjesën më të madhe të portofolit të borxhit shtetëror, mbi 50% të totalit, e zë valuta vendase, ndjekur nga valuta EUR dhe USD. Ndërkohë, portofoli i borxhit të jashtëm kompozohet tërësisht nga valuta të huaja, ku  mbizotëron mbi 70% valuta EURO, e ndjekur nga dollari amerikan( USD).

Gjatë viteve të fundit, vihet re një rritje e peshës së monedhës Euro në portofol, si rezultat i emetimit të Eurobondit në monedhën Euro, dhe disbursimit të disa mbështetjeve buxhetore ne monedhën Euro. Përqendrimi i portofolit kryesisht në monedhën Euro, sipas qeverisë, është në përputhje me politikat e vendit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në fund të vitit 2021, sikurse deklaron qeveria në strategjinë e re, borxhi publik shënoi nivelin prej 73.2% e PBB ku ky nivel ka hasur një rritje të konsiderueshme në dy vitet e fundit.

Pse është rritur borxhi i jashtëm vitet e fundit

Kjo rritje e peshës së borxhit të jashtëm ka ardhur kryesisht nga rritja e përqendrimit të titujve ndërkombëtarë, duke reflektuar politikat e huamarrjes gjatë viteve të fundit, të cilat nisur edhe nga kufizimet e tregut të brendshëm kanë pasur si qëllim uljen e presionit të huamarrjes së brendshme për të lehtësuar procesin e ristrukturimit të portofolit të borxhit të brendshëm dhe stimuluar kreditimin e sektorit privat”.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=bS97BWIbB0c

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......