Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2022, 13:50

Forma të reja pensionesh private për qytetarët - AMF po përgatit projektligjin e ri për sigurimet vullnetare. Lehtësi fiskale për pjesmarrjen

Nga SCAN TV

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po përgatit një ligj të ri “Për fondet private të pensionit”.  Burime zyrtare pranë Autoritetit bëjnë me dije se ligji i ri përfaron më tej këtë treg me Direktivën Europiane IORP II, ndërkohë që sjell risi të konsiderueshme sa i përket fondeve të pensioneve private në Shqipëri. Drafti parashikon të vendosë standarde më të larta mirëqeverisjeje, të krijojë mundësinë e formave të reja të fondeve të pensioneve, siç janë ato me pjesëmarrje të mbyllur.

Risi tjetër e draftit është ulja të nivelit tavan të tarifës së administrimit, por ç’është më e rëndësishmja, aty do të parashikohet dhe krijimi i lehtësive fiskale, me qëllim stimulimin e zhvillimit të mëtejshëm të këtij tregu.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, aktualisht  kalon 34 mijë anëtarë. Në fund të vitit 2020, numri i personave të përfshirë në këto skema ishte 31 mijë, duke shënuar një shtesë prej më shumë se 3 mijë personash në harkun e dy viteve.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2022 tregon një total asetesh neto prej 4,8 miliardë lekë (39.94 milionë euro dhe me një rritje prej 272 milionë lekë, më shumë se 2 milionë euro. Rritja është 5.95% krahasuar me 31.12.2021. Aktualisht,  në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=GyTukLHJQdc

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......