Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2022, 13:54

Kërkesa: Transparencë për të ardhurat e 3 muajve nga rritja e çmimeve të naftës

Nga SCAN TV

Rritja e lartë e çmimeve ka sjellë dhe reagimin e organizatave të cilat kërkojnë transparencë nga qeveria.

Në një deklaratë për mediat këtë të premte Nisma Thurje i ka kërkuar Ministrisë Së Financave Dhe Ekonomisë të bëjë publike fitimet e 3 muajve të fundit nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve në vendin tonë.

"Në bursë, nafta ka qenë në rënie, ndërsa në Shqipëri çmimi po kapërcen shifra të çmendura, si kurrë më parë. Ne duam të dimë: Me çfarë çmimi e blen Shqipëria karburantin nga jashtë? Me çfarë çmimi zhdoganohet? Sa është sasia e blerë? Si e përllogarit Bordi çmimin? Sa fitim kanë deklaruar kompanitë  e karburanteve për 3 muaj? Ne e dimë sa parà kanë humbur shqiptarët që nga krijimi i Bordit por duam të dimë sa parà ka fituar qeveria me këto çmime?,' thuhet në deklaratë.

Duke e cilësuar një zhvatje nga xhepat e qytetarëve, Organizata Thurje i bën thirrje Ministrisë së Ekonomisë për një reagim sa më të shpejtë në të kundërt do të përgatiten për protesta massive.

Nga kriza e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë prej rreth 3 muajsh vendi ynë vuan rritjen e çmimeve në shumë sektorë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Rc0YtquAPwc

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......