Profili i një të riu mesatar shqiptar/ Mashkull, në arsim të lartë, në punë, i pamartuar, flet një gjuhë të huaj, nuk lexon dhe nuk ndjek aktivitete kulturore dhe sportive
“Scan Intel” herë pas here vjen me krijimin e një identiteti hipotetik të një grupi të cakatuar, bazuar në statistikat zyrtare në vendin tonë. Këtë herë, nisur edhe nga dita e rinisë, do të ndalemi te identikiti i një të riu mesatar shqiptar.
Kështu, shifrat tregojnë se i riu mesatar shqiptar është mashkull, pasi për vitin 2022 grupmosha 15 deri në 29 vjeç mbizotërohet nga gjinia mashkullore, me 50.20%, ndërsa nga ky total prej 615,352, vetëm 306,449 janë femra ose 49.80%.
Për sa i takon nivelit të arsimit, i riu mestar është në arsim të lartë. Sipas Instat, për vitin 2020-2021 janë regjistruar në arsimin e lartë rreth 123 mijë nga një total prej 203 mijë të rinj të grupmoshës deri në 24 vjeç. Fushat që dominojnë janë biznesi, ligji, inxhinieria dhe mjekësia me rreth 60% të të regjistruarve, ku si rrjedhojë edhe i riu mestar shqiptar ka për tendencë të jetë i regjistruar ose i diplomuar në një nga këto degë.
Më tej, nëse ndalemi tek punësimi, pavarësisht se Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të papunësisë për moshat e reja, mund të themi që ky individ është i punësuar. Sipas të dhënave nga “Agjencia Europiane e Statistikave” për vitin 2021, për grupmoshën 15-24 vjeç, vendi ynë e regjistron normën e papunësisë në 27.1% ndërsa për 15 vjeç e lart është regjistruar në 11.5%.
Në lidhje me statusin, bazuar në të dhënat e fundit të raportit “Burra dhe Gra” të publikuar nga Instat, mund të themi që është i “pamartuar”. Për më tëpër, për të përcaktuar statusin ka një dallim mes dy gjinive, kjo pasi mosha mesatare për martesë për gratë është 27.7 vjeç ndërsa ajo për burrat është 31.1 vjeç.
Për ta plotësuar më tej profilin e të riut mesatar shqiptar kemi marrë në konsideratë edhe disa të dhëna të tjera nga Instat të cilat na tregojnë më tepër për formimin e përgjithshëm të të rinjve. Sipas këtyre shifrave, i riu mesatar flet të paktën një gjuhë të huaj, pasi 59% e grupmoshës dinë të flasin një apo më shumë gjuhë të huaj, ndërkohë që 41% nuk kanë asnjë njohuri mbi gjuhë të huaja.
Në lidhje me pjesëmarrjen në aktivitete kulturore të tipit teatër, koncert, opera apo aktivitete sportive shumica dërrmuese janë përgjigjur me “asnjëherë” duke konkluduar që edhe i riu mesatar i marrë në shqyrtim nuk merr pjesë në aktivitete kulturore dhe sportive. Po ashtu, në lidhje me leximin, sipas të dhënave 58% nuk kanë lexuar asnjë libër, ndërkohë 42% kanë lexuar të paktën një libër apo edhe më shumë.
Pra, profili hipotetik i një të riu shqiptar flet për një mashkull, në arsim të lartë, i regjistruar në një nga degët biznes, ligj, inxhinieri ose mjekësi. I punësuar, por i pamartuar, flet të paktën një gjuhë të huaj, por nuk ndjek aktivitete kulturoro-sportive, si dhe nuk ka lexuar asnjë libër.
Ndonëse në pamje të parë tiparet identifikuese të një të riu mesatar në Shqipëri nuk duken shumë inkurajuese, ajo çfarë është me rëndësi ka të bëjë me ndërgjegjësimin mbi ekzistencën e këtyre shifrave, përditësimin e vazhdueshëm për të kuptuar me fakte se cfarë po ndodh me të rinjtë si dhe vëmendjen për të nxitur ndryshimet e nevojshme për përmirësim.
Sondazh
Në Shqipëri çdo ditë "ndërtohen" 6300 metra katrorë/ Analiza e lejeve të ndërtimit prej 1995-ës dhe vitet e “boom”-it
“Scan Intel” ka analizuar lejet e ndërtimit ndër vite, në mbi dy dekada për të kuptuar ecurinë e tyre, vitet kur janë dhënë më shumë leje, ato kur janë dhënë......
Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta/ Ndikimi kryesor, rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimet për materiale
Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim,......
Moody`s “rrëzon” ekonominë shqiptare/ Shkurton projeksionet dhe jep alarmin për rrezikun nga përmbytjet dhe emigrimi
“Scan Intel” ka siguruar ekskluzivisht të plotë raportin më të fundit të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s mbi ekonominë shqiptare, që vjen pas një......
Korrupsioni, Shqipëria me rrezik të lartë/ Renditet e 127-ta në botë, mes 4 shteteve më problematike në Europë
"Indeksi Global i Korrupsionit" për vitin 2022, i publikuar nga “Global Risk Profile” e rendit Shqipërinë në vend të 127-të mes 196-të vendeve të marra në......
Tetori "thyen" turizmin/ 22 mijë më pak të huaj se në vitin 2019-të, por në total për 10 muajt e parë, rekord historik
Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin e Shqipërisë vijojnë në tendencë rritëse edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë të dhënat më......
OKB: Shqipëria, e para në botë për turizmin/ Rimëkëmbja nga pandemia, 18% më shumë turistë këtë vit, krahasuar me 2019-tën
Shqipëria është destinacioni turistik me rimëkëmbjen më të lartë në botë të turizmit pas pandemisë, thotë Organizata Botërore e Turizmit, një agjenci e......
Shqiptari i Kosovës vs shqiptari i Shqipërisë/ "Kosovari" është më i ri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, por jeton më pak
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari......
Bien lejet e ndërtimit me 39% - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......