Europa Postuar më 23 Korrik 2022, 10:55

Prodhimi i baterive/ Gjermania është lideri i ri në Bashkimin Europian

Nga SCAN TV
Prodhimi i baterive/ Gjermania është lideri i ri në Bashkimin

Bateria është pjesa përbërëse më e rëndësishme i automjeteve elektrike. Një studim i ri tregon se në asnjë vend  tjetër të Europës nuk do të prodhohen aq shumë bateri sa në Gjermani. Në botën e re të automjeteve të cilat do të jenë elektrike, Gjermania ka shumë mundësi të mira të fitojë rolin e liderit të paktën në Europë.

Këtë e konfirmon qartë një analizë e Institutit Fraunhofer për kërkime në sisteme dhe inovacione me bazë në Karlsruhe, e komisionuar nga Ministria federale e Arsimit dhe Kërkimeve.

Qelizat e baterive konsiderohen si një komponent kyç për automjetet elektrike, duke përbërë rreth 40% të vlerës totale të shtuar në prodhimin e automjeteve elektrike.

Sipas Institutit Fraunhofer, Gjermania do të bëhet vendi kryesor i prodhimit në Europë eropian për këta komponentë të rëndësishëm, përpara Britanisë së Madhe dhe Francës. Për shkak të objektivave për mbrojtjen e klimës në BE dhe rritjes së madhe të shitjeve të automjeteve elektrike, një valë investimesh në fabrikat e reja të qelizave të baterive pritet në vitet e ardhshme.

Ekspertët nga Instituti Fraunhofer vlerësojnë se kapaciteti vjetor i prodhimit në Gjermani në fund të dekadës do të jetë pak më pak se 400 gigavat orë, që është matematikisht ekuivalente me bateritë e rreth 6.5 milionë makinave elektrike. Deri më tani, prodhuesit europianë të automjeteve iu është dashur të importojnë shumicën e baterive nga Azia. Në Gjermani, Grupi Volkswagen tashmë ka filluar ndërtimin e fabrikave të qelizave të baterive në Salzgitter.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=StHN_4CEMlo

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......