Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2022, 15:59

Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës - Gazi nuk ndryshon

Nga SCAN TV
Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës - Gazi nuk ndryshon

Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës pas vendimit të një dite më parë.  Bordi i Transparencës njoftoi se vendosi të tregtojë këtë produkt me çmimin 226 lekë/litër.

Ndryshime ka pasur edhe çmimi i benzinës i cili nga 216 lekë që shitej më parë, qytetarët do ta blejnë atë me vlerën 211 lekë/litër.

Ndërkohë prej javësh çmimi i gazit nuk ndryshon duke u tregtuar në vlerën 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi që prej kësaj të premte në orën 18.00.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...