Europa Postuar më 22 Korrik 2022, 14:33

Çmimet e larta, qeveria ndihmon qytetarët - Parlamenti francez miratoi projektligjin në ndihmë të konsumatorëve

Nga SCAN TV
Çmimet e larta, qeveria ndihmon qytetarët - Parlamenti francez

Qeveria franceze ka bërë një hap përpara me realizimin e një prej premtimeve elektorale për të ndihmuar konsumatorët në vend të paguajnë energjinë elektrike, në një moment që inflacioni shënon rritje. Parlamenti francez miratoi projektligjin ku përfshihet dhe rritja e pensioneve por dhe ngrirja e përkohshme e rritjes së qerasë.

Në testin e parë të Presidentit Emmanuel Macron për të arritur kompromise përtej linjave partiake pas humbjes së shumicës absolute në zgjedhjet e fundit, projektligji më pas shkon në Senat, dhoma e lartë e dominuar nga konservatorët republikanë.

Projektligji përfshin gjithashtu një rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, kontrolle ushqimore dhe një mekanizëm që kompanitë të bëjnë pagesa më të larta bonus pa taksa për punonjësit. Kostoja e pritshme e buxhetit është rreth 20 miliardë euro.

Ndihma për francezët për të përballuar një kosto më të lartë jetese, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës, ishte një nga premtimet kryesore të Macron pasi mandati i tij i parë u shënua nga protesta në rrugë të njohura si lëvizja e ‘jelekëve të verdhë’.

Muajin e kaluar, Franca regjistroi një inflacion prej 6.5% në vit, në të njëjtën linjë me vendet e tjera të eurozonës.

Votimi mbrëmjen e së enjtes erdhi pas debateve të forta në të cilat politikanët e aleancës së krahut të majtë Nupes (Nype), blloku më i madh opozitar, kritikuan qeverinë për masat që që sipas tyre nuk janë të mjaftueshme. Duke siguruar 341 vota për projektligjin, me 116 kundër, qeveria u mbështet nga republikanët dhe Grumbullimi Kombëtar ndërsa deputetët e Nupes nuk e mbështetën.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=jlXqqdYdi3s

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat