BE: Na pret një vit i vështirë me zjarret - Përhapja kryesisht në jug të Europës për shkak të ndryshimeve klimatike

Bashkimi Europian parashikon një vit të vështirë për sa i përket zjarreve dhe është në bisedime për blerjen e avionëve që ndërhyjnë në vatrat e zjarrit për shuarjen e tij.
Mijëra zjarrfikës në jug të Europës po përballen me flakët e qindra vatrave zjarri nga Portugalia në Francë, në një kohë që temperaturat e larta po shënojnë rekorde të reja dhe po shkaktojnë qindra viktima.
Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar një situatë shumë të favorshme për përhapjen e zjarreve për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit duke bërë që flakët të përhapen shumë më shpejt dhe të qëndrojnë aktive më gjatë në kohë në krahasim me më parë. Janë gjithnjë e më shumë vendet që kërkojnë ndihmë emergjente për shuarjen e tyre.
Komisioneri i Bashkimit Europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic u shpreh se kjo verë do të jetë një sfidë e vërtetë për të gjithë. Ai shtoi se dhe vera e një viti më parë ishte e vështirë dhe u regjistruan nëntë aktivizime të mekanizmave për mbrojtjen civile të BE-së për zjarret në pyje. Ndërsa këtë vit janë pesë të tilla ndërkohë që vera është ende para.
Aktualisht, Bashkimi Europian koordinon dhe financon gadishmërinë e 12 avionëve zjarrfikës dhe një helikopteri nga vendet e BE-së, për shtetet që kërkojnë ndihmë gjatë krizave. Por në të ardhmen, BE planifikon të ketë avionët e saj vecanërisht për këtë lloj shërbimi, u shpreh Lenarçiç. Këta avionë do të blihen teknikisht nga shtetet anëtare, por do të financohen 100% nga Bashkimi Europian.
Lenarcic tha se BE ishte në bisedime me prodhuesit për të rifilluar prodhimin e avionëve amfibë që mbledhin ujë për të shuar zjarret. Ai nuk pranoi të përmendë kompanitë e përfshira, kontratat me të cilat ende nuk janë nënshkruar.
BE-ja ka dërguar avionë zjarrfikës në vende të ndryshme, përfshirë Portugalinë, Francën dhe Slloveninë këtë muaj. Gjithashtu 200 zjarrfikës nga vendet europiane u dërguan në Greqi për të mbështetur ekipet vendore që luftojnë zjarret.
Rritja e kërkesave për ndihmë si pasojë e fatkeqësive të ndryshme natyrore për shkak të ndryshimeve klimatike si përmbytjet, zjarret dhe thatësira është pasuar me rritjen e burimeve të nevojshme për të trajtuar krizat e tjera si pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=JPu2ROkwDLo
Sondazh

Gjetja e Kirgizstanit për të tërhequr turistët: Pirja dhe larja në qumështin e fermentuar të pelës!
Një vend i njohur për alpinistët, shteti i Azisë Qendrore, Kirgizstani po kërkon të zgjerojë tërheqjen e tij turistike duke promovuar atë që vendasit thonë se......

Çmimet e larta, qeveria ndihmon qytetarët - Parlamenti francez miratoi projektligjin në ndihmë të konsumatorëve
Qeveria franceze ka bërë një hap përpara me realizimin e një prej premtimeve elektorale për të ndihmuar konsumatorët në vend të paguajnë energjinë elektrike,......

Marrëveshja Rusi–Ukrainë për grurin: Do të niset nga tre porte dhe Turqia do të jetë vendi garant!
Është arritur marrëveshja për eksportimin e grurit ukrainas: rusët dhe ukrainasit firmosin në Ankara, pas negociatash intensive disa javore me ndërmjetësimin e......

Turqit dhe egjiptianët “mësyjnë” tregun e punës - Ndërtimi dhe bujqësia “importon” punonjës nga jashtë!
Mungesa e krahut të kualifikuar të punës në vendin tonë, por edhe emigracioni, kanë krijuar më shumë hapësirë për të huajt të cilët e kanë gjetur veten në......

Çmimet e larta, ulin konsumin e karburantit - “Rekord” cigarja dhe birra, u importua më pak kafe!
Rritja e çmimeve për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe kryesisht për karburantit, i cila ishte dhe vijon të jetë ndër më problematiket për qytetarët, mesa......

Dhuna na kushton 2.6 dollarë miliardë në vit/ Në Shqipëri kosto fiksohet në 1,542 dollarë për frymë, sa 6% e PBB-së!
Një prej raporteve më me peshë në rang global, sa i përket dhunës, ai Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që rendit 163 shtete të botës, tregon se kosto e dhunës......

Harta e re, qytetet me dhe pa gjykata - Mbeten vetëm dy gjykata administrative, një apel dhe 13 të shkallës së parë
KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në......

Bursa shqiptare, në “lupë” kompanitë që do listohen - Do bëjnë transparente fondet, bilancet, fitimet, humbjet, kapitalin dhe informacionin e privilegjuar
Ndërsa Qeveria ka paralajmëruar listimin e dy kompamive publike në Bursën Shqiptare, duke e bërë këtë të fundit funksionale, Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare......