Europa Postuar më 22 Korrik 2022, 14:40

Central i ri bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar - Objektiv, prodhimi i energjisë elektrike për 6 milionë banesa

Nga SCAN TV
Central i ri bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar - Objektiv,

Qeveria britanike ka dhënë dritën e gjelbër për një central të ri bërthamor “Sizeuell C” në Suffolk në lindje të vendit. Sipas ekzekutivit ky central do të prodhojë energji elektrike me bazë emetimet e qymyrit, për gjashtë milion shtëpi.

Centrali i ri bërthamor do të ketë si partner kryesor francezen EDF. Londra rendit si prioritet zhvillimin e energjisë bërthamore për sa i përket strategjisë energjitike. Por shumë prej 15 reaktorëve të saj janë në fund të ciklit të funksionimit dhe i vetmi impiant aktualisht në ndërtim, Hinkley Point C, një projekt i drejtuar dhe nga EDF dhe nga kinezja CGN po përballet me rritjet e cmimeve dhe nuk do të hapet para vitit 2027

Në mes të një krize të kostos së jetesës të shkaktuar nga rritja e cmimit të energjisë elektrike dhe me luftën në Ukrainë që risolli pavarësinë energjitike në qendër të vëmendjes, Mbretëria e Bashkuar kërkon të përshpejtojë zhvillimin e energjisë bërthamore.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=0J1YsI1SAns

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat