Hapet ekspozita me punime artizanale në ambjentet e një prone të konfiskuar në Tiranë

Një histori suksesi e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara është prezantuar sot në Tiranë, me çeljen e ekspozitës “Thurja e Qilimave”, e cila sjell për publikun punimet artizanale të grave të sipërmarrjes sociale “Tradita ime Artizanale”.
Ekspozita është hapur në ambientet e Publik Galeri, një qendër e dedikuar artit, kulturës dhe aktiviteteve komunitare, e ngritur po në një pasuri të konfiskuar dhe e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Kjo ekspozitë krijon një lidhje domethënëse mes dy pasurive të konfiskuara që sot i shërbejnë interesit publik: njëra në qytetin e Elbasanit, ku prej vitesh zhvillon aktivitetin sipërmarrja sociale “Tradita ime Artizanale”, dhe tjetra në zemër të Tiranës, ku punimet e realizuara nga artizanet po prezantohen për qytetarët dhe vizitorët.
Duke përshëndetur hapjen e ekspozitës, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, theksoi se ky është një shembull konkret i filozofisë së re të administrimit të pasurive të konfiskuara.
“Pasuritë e konfiskuara nuk duhet të mbeten asete të ngrira, por të rikthehen në funksion të komunitetit. Prej vitesh një pronë e konfiskuar në Elbasan shërben një qendër prodhimi dhe punësimi për gratë, ndërsa një tjetër pronë e konfiskuar në Tiranë prej pak muajsh shërben si hapësirë për promovimin e artit dhe kulturës. Ky është modeli që synojmë të zgjerojmë: transformimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale në mundësi zhvillimi ekonomik, social dhe kulturor për qytetarët.”
Xhaja nënvizoi se AAPSK do të vijojë të mbështesë iniciativa të tilla, të cilat krijojnë vlerë të shtuar për komunitetin dhe dëshmojnë se ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara mund të prodhojë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.
Nga ana e tij, drejtuesi i Fondacionit Joscelyn, Saimir Bakalli, u shpreh se ekspozita synon të sjellë në vëmendje jo vetëm mjeshtërinë tradicionale të thurjes së qilimave dhe sixhadeve, por edhe historitë njerëzore që qëndrojnë pas çdo punimi.
“Çdo qilim dhe çdo sixhade është rezultat i orëve të gjata të punës, përkushtimit dhe talentit të grave që janë pjesë e sipërmarrjes sociale ‘Tradita ime Artizanale’. Përmes kësaj ekspozite duam t’i bëjmë këto punime më të njohura për publikun, duke krijuar mundësi reale për promovimin dhe tregtimin e tyre. Qëllimi ynë është që arti dhe tradita të kthehen në të ardhura të qëndrueshme për gratë artizane dhe familjet e tyre.”
Ekspozita prezanton një koleksion të pasur qilimash, sixhadesh dhe punimesh të tjera tradicionale të realizuara me teknika artizanale, duke ruajtur motive dhe elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare të përcjella ndër breza.
“Thurja e Qilimave” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 shtator 2026, në ambientet e Publik Galeri, në rrugën “Hasan Alla” në Tiranë, nga e hëna në të premte, në orarin 09:00–17:00.
Ekspozita përfaqëson një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, duke dëshmuar se pasuritë e konfiskuara mund të shndërrohen në hapësira që promovojnë kulturën, krijojnë mundësi ekonomike dhe mbështesin zhvillimin e sipërmarrjeve sociale.

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Një tjetër problem serioz që e detyroi Qeverinë shqiptare të niste procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës......
“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Fokus, ndërtimi i kapaciteteve detare
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI në Muggiano, Itali, në kuadër të partneritetit......
Qeveria synon krijimin e Fondit Shqiptar të Inovacionit - Kapital dhe grante për startup-et. Ndryshon strategjia e zhvillimit të biznesit
Qeveria ka hedhur një tjetër hap në mbështetje të sipërmarrjes inovative. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet në Strategjinë e Zhvillimit të......
Zhvillimi i zonave të reja po ndryshon tregun e qirave/ Bulevardi i Ri kryeson listën, infrastruktura dhe turizmi po ndikojnë ndjeshëm
Bulevardi i Ri, Don Bosko, Astiri, Lungomare dhe Golemi po shihen si zonat me potencialin më të madh për rritjen e kërkesës për qira. Tregu i pasurive të......
Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar rritjen e parë për këtë jave duke e mbyllur pozitivisht këtë të premte teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 80.2 lekë dhe......
Shqipëria përfiton më shumë nga Plani i Rritjes - Vendi ynë, i pari në rajon për disbursimin e fondeve nga BE
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë me ritme të ndryshme në zbatimin e reformave. Në një analizë të WeBalkans.eu, theksohet se Mali i Zi, Shqipëria......
Stina e verës ndryshon konsumin në farmaci - Muka: Elektrolitet, antialergjikët dhe kremrat, më të kërkuarat
Temperaturat e larta të javëve të fundit nuk kanë shtuar vetëm kërkesën për plazhe dhe ambiente të freskëta, por kanë ndikuar edhe në mënyrën se si qytetarët......
Park social e turistik, 333 mln lekë për Eco Park Dumrea - FSHZH hap tenderin për kompleksin shumëfunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për investime për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi, zona e Eco......

