Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2022, 10:51

2021, i vështirë për shqiptarët, por i mbarë për Qeverinë - “Shkëlqejnë” eksportet e importet prej rritjes së çmimeve. Borxhi publik shumë i lartë

Nga SCAN TV
2021, i vështirë për shqiptarët, por i mbarë për

Qeveria duket se është ndër të paktat subjekte që nuk mund të ankohen nga situata financiare e vitit 2021. Rritja e ccmimeve të produkteve i ka siguruar të ardhura buxhetore si kurrë më parë. Shifrat përfundimtare janë zbardhur në Buxhetin Faktik të vitit të shkuar, i sapodepozituar në Kuvend.

Ndërsa qytetarët janë përballur me çmime të larta, ndërsa bizneset me kosto të shtuara, Qeveria i është gëzuar miliardave lekë të shtuara si rezultat i të ardhurave nga tatimet e doganat.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit prekën vlerën e 510 miliardë lekëve, afërisht 5 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për rritje jo të vogël por 20% më shumë se një vit më parë. Rritja e arkëtimeve nga tatimet e doganat konstatohet shumë lehtë nëse i referohesh të dhënave të import-eksporteve.

Eksportet për periudhёn janar - dhjetor 2021 shënuan rritje prej +35.6% krahasuar me një vit më parë, ndёrsa vetёm pёr muajin dhjetor 2021 eksportet shёnuan rritje prej +38.2% nё krahasim me muajin dhjetor 2020.

Në dhjetor 2021, eksportet e mallrave arritën vlerën 31.90 mld lekë, duke u rritur me 38.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke rënë me 14.49% në krahasim me nëntorin 2021. Për tërë vitin 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 368.77 mld lekë, duke u rritur me 35.6%, krahasuar me një vit më parë.

Importet e mallrave ndërkaq, për periudhёn janar – dhjetor 2021 shënuan rritje prej +32.3% krahasuar me një vit më parё, ndërsa vetëm për muajin dhjetor 2021 importet shënuan rritje vjetore prej +43.1% në krahasim me muajin dhjetor 2020. Në dhjetor 2021 importet e mallrave arritën vlerën 87.84 mld lekë, duke u rritur me 43.1%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 9.1%, në krahasim me nëntor 2021. Për tërë vitin 2021, importet e mallrave arritën vlerën 800.72 mld lekë, duke u rritur me 32.3%, krahasuar me një vit më parë.

Gjithësesi, i lartë mbetet borxhi publik, i cili raporohet nga Ministria e Financave në nivelin prej 73.2% të PBB-së në fund të vitit 2021. Por edhe me këtë tregues, Qeveria shprehet me optimizëm se është shumë larg parashikimeve fillestare prej 78.1%.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......