Mbi 600 individë dalin të papunë çdo muaj - Pagesë papunësie për 1 vit, mosha 55-60 vjeç ka numrin më të lartë të përfituesve

Në vendin tonë, mesatarisht afro 600 individë hyjnë në skemën e papunësisë dhe përfitojnë mbështetjen financiare çdo muaj. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim referuar vitit postpandemik 2021, u vu re një rënie e ndjeshme e numrit të përfituesve të pagesës së papunësisë nga 5,738 punëkërkues të papunë përfitues që rezultonin në Janar 2021, ky numër u ul në 2,914 punëkërkues të papunë në muajin Dhjetor 2021.
Në skemën e pagesës së papunësisë gjatë periudhës 12 mujore kanë hyrë mesatarisht 656 përfitues çdo muaj, ku peshën specifike më të madhe e zënë personat që vijnë nga zvogëlimi i aktivitetit ose prishje e kontratave të punës. Si rezultat i mbarimit të afatit të tra- jtimit, nga skema e pagesës së papunësisë kanë dalë mesatarisht 866 përfitues çdo muaj.
Bazuar në periudhën e përfitimit, sipas të dhënave Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim, vihet re se numri më i lartë vazhdon t’i përkasë periudhës së përfitimit prej 12 muaj.
Kjo për dy arsye: periudha e kontributeve mbi 10 vjet dhe grupmosha mbi 55 vjeç për gratë dhe mbi 60 vjeç për burrat. Vërehet gjithashtu se këto dy grupmosha vazhdojnë të zënë dhe numrin më të madh të përfituesve të së ardhurës nga papunësia në total.
Fondi i shpenzuar gjatë vitit 2021 në këtë program është 930.6 milion lekë ose 99.2% e fondit të rishikuar dhe 116.3% e fondit të akorduar në buxhetin e vitit 2021.
Ky trend është përfitimi të pagesës së papunësisë është thuajse i njëjtë për çdo vit, ku diferencë ka bërë vetëm viti 2020 për shkak se shumë qytetarë humbën masivisht vendet e punës si pasojë e mbylljes së ekonomisë në kuadër të masave anticovid.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=emreZmlIno8
Sondazh

Várhelyi: Kandidatët e BE-së duhet të 'bindin' anëtarët se janë të përgatitur!
Kandidatët për anëtarësim në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën jeshile nga të gjitha 27 vendet anëtare për të filluar negociatat e......

Më të shpejtë, më të lirë, më të gjelbër - A janë dërgesat me dron e ardhmja e logjistikës?
Tashmë, është e qartë për të gjithë se qielli nuk është më kufiri. Përpara se ta kuptojmë, ne mund të rezervojmë udhëtime komerciale në hapësirë në Mars, të......

Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës - Gazi nuk ndryshon
Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës pas vendimit të një dite më parë. Bordi i Transparencës njoftoi se vendosi të tregtojë këtë produkt me çmimin 226......

15 miliardë euro për të shpëtuar kompaninë e energjisë - Gjermania pranon të ndihmojë gjigantin Uniper!
Gjermania ra dakord të premten të shpëtojë Uniper-in me një marrëveshje shpëtimi prej 15 miliardë eurosh (15.24 miliardë dollarë), pasi kompania e konfliktuar......

Kur Shqipëria u cilësua si ”Mesopotamia e Re” e naftës në botë! Zbulimi i parë i ‘arit të zi’ e misteri që krijoi studimi që u mbajt i fshehur deri në 1924
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Zhvillimi industrial, sidomos në shekullin e 20 bënë që nafta të kthehej në burimin parësor të energjisë. Në këtë mënyrë, në shumë......

Manolo Blahnik “pushton” Kinën - Marka e njohur e këpucëve fitoi betejën ligjore 22 vjeçare
Manolo Blahnik, marka e famshme e këpucëve që u bë dhe më e njohur falë personazhit të Carrie Bradshau në “Sex and the City”, ka fituar dhe do të hyjë në......

Reduktimi i konsumit të gazit: 12 vende anëtare të BE refuzojnë propozimin e Brukselit!
Propozimi i Bashkimit Europian që i imponon vendeve anëtare të reduktojnë konsumin e gazit me 15% në mënyrë që të përgatiten për ndërprerjen e furnizimeve nga......

Central i ri bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar - Objektiv, prodhimi i energjisë elektrike për 6 milionë banesa
Qeveria britanike ka dhënë dritën e gjelbër për një central të ri bërthamor “Sizeuell C” në Suffolk në lindje të vendit. Sipas ekzekutivit ky central do të......