Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2022, 10:46

JUMBO shpall fituesin e Shortit të Verës - Udhëtim familjar 'All Inclusive' në Antalya!

Nga SCAN TV
JUMBO shpall fituesin e Shortit të Verës - Udhëtim familjar

JUMBO shpalli pranë ambjenteve të Qendrës tregtare TEG fituesin e Shortit të verës, i cili u organizua nga data 2 Qershor deri më 21 Korrik, në të 7 dyqanet JUMBO në Shqipëri.

Në këtë shorte morën pjesë klientë të Jumbo-s, të cilët kishin bërë blerje mbi 1.000 lekë nga data 2 Qershor deri më 21 Korrik dhe kishin hedhur kuponin tatimor në kutitë e dedikuara dhe të vendosura në çdo dyqan.

Zgjedhja e fituesit u realizua në mënyrë të rastësishme dhe ai fitoi një udhëtim familjar 'All Inclusive' në Antalia, Turqi ku agjencia e udhëtimit VAS Tours ka qenë partneri ekskluziv i JUMBO-s.

Jumbo është sot lider në sektorin e tij, ofrues i rangut më të gjerë të produkteve sezonale, per shtëpinë, lodra, kancelari, festa e shumë të tjera. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg, gjë që e bën Jumbo tërheqëse për të gjithë.

Me shtrirje edhe në Europë, JUMBO eshte padyshim retailer-i me i madh e inovator dhe i vetmi qe sjell te njejten cilesi produktesh te çertifikuara edhe në vendin tonë.

JUMBO është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në rrjetet sociale do gjeni akoma më shumë arsye për të vizituar dyqanet në TEG, QTU, Durrës, Fier, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, pikërisht në JUMBO, aty ku mund të blini me çmimet më të mira, të argëtoheni dhe të merrni më shumë buzëqeshje.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ldOqGQF_OAU

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat