Rajoni Postuar më 23 Korrik 2022, 10:53

Inflacioni në Turqi arrin në 78% - Banka Qendrore nuk pranon të rrisë normat e interesit

Nga SCAN TV
Inflacioni në Turqi arrin në 78% - Banka Qendrore nuk pranon të

Një lëvizje në kundërshtim me ato të bankave të tjera qendrore, Turqia nuk pranon të ulë normat e interesit pavarësisht inflacionit të lartë të regjistruar në vend. Presidenti Erdoan vijon të jetë i bindur se janë normat e ulëta ato që e frenojnë inflacionin, një strategji që e bën Turqinë vendin me normat reale më negative në botë

Pavarësisht se cmimet e larta e kanë cuar inflacionin në nivelin e 78.6% në muajin qershor, banka qendrore turke vijon me strategjinë për të lënë të pamdryshueshme normat e interesit.

Një strategji e parashikuar nga analistët, pasi ka ndjekur të njëjtat lëvizje për shtatë muaj rradhazi tashmë, me besimin  se masat e saj do të jenë të mjaftueshme për të rikthyer një rënie të mprehtë të lirës turke dhe për të frenuar rritjen e çmimeve.

Vlera e lirës turke ra shumë shpejt kundrejt dollarit pas konfirmit të rradhës se nuk do të ketë rritje të normave të interesit. Ajo ka humbur tashmë një të katërtën e vlerës së saj që nga fillimi i vitit. Rruga e ndjekur nga Turqia shkon në drejtim të kundërt me prirjen globale të bankave të tjera qendrore për të rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin.

Rritja e normave nuk është në rendin e ditës kryesisht për shkak të presidentit Rexhep Erdoan. Për këtë arsye ai ka shkarkuar tre guvernatorë në katër vitet e fundit për mosrespektim të kësaj linje. Megjithatë, përpjekjet e Erdoanit kanë bërë pak deri tani për të ‘qetësuar’ huadhënien.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=KdtqzdMfwh8

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......