Problemet me garat tenderuese: Në 4 muaj 227 subjekte ankohen në KPP, pranohen rreth 50% e tyre!
Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 227 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat i përkasin 4-mujorit të parë të këtij vitit, ndërkohë që referuar vendimmarrjeve të KPP-së, rezulton se rreth 50% e tyre janë pranuar.
Kjo do të thotë se, ky dikaster i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime, duke rrëzuar institucionet shtetërore, që shpesh herë janë kritikuar për vendosjen e kritereve selektive, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve të paracaktuar.
Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre. Kjo problematikë u evidentua edhe gjatë vitit 2021, ku sipas KPP-së institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim.
Kjo vlerë arrinte në rreth 120 mln lekë, pa TVSH por për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë, pagesat nuk u ekzekutuan. Më konkretisht, gjatë vitit 2021 kompanitë depozituan 483 ankesa për fazën e vlerësimit të ofertave, që si rregull kryhet nga një komision i ngritur pranë institucionit që ka shpallur tenderin përkatës.
Numri i ankesave të kryera për fazën e vlerësimit të ofertave përbënte mbi 60% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër ishin ankesa për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit. Ky trend duket se është I njëjtë edhe për periudhën janar-prill të këtij viti, duke qenë se mbi 58% e ankesave janë bërë pikërisht për të kundërshtuar vendimet e komisioneve vlerësuese.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Vështirësitë e pensionistëve online - Hado: Problematikat po zbehen, dosjet kompletohen nga punonjësit
Që prej datës 1 Maj të gjithë pensionistët por edhe grupet e tjera që marrin shërbime nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore, kanë mundësi që të aplikojnë vetëm......

Serbi, inflacioni arrin 9,6% në prill - Guvernatorja e Bankës Qendrore: Niveli maksimal në korrik, më pas nis rënia!
Inflacioni në Serbi ka vijuar rritjen dhe për muajin prill u regjistrua në nivelin prej 9,6% në bazë vjetore. Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Serbisë,......

Banka Botërore, planveprimi për krizën: 30 miliardë dollarë për krizën globale të ushqimit në 15 muajt e ardhshëm!
Banka Botërore bëri publike veprimet që planifikon të ndërmarrë si pjesë e një reagimi gjithëpërfshirës globale ndaj krizës së vazhdueshme të sigurisë......

BE “heq qafe” karburantin rus: 210 miliardë euro për të zëvendësuar lëndët djegëse nga Rusia!
Komisioni Europian publikoi një plan me vlerë prej 210 miliard euros për Europën, që synon t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse ruse brenda vitit 2027 si......

Rusia lë pa gaz Finlandën! - Helsinki refuzon të paguajë në rubla
Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për Finlandën brenda kësaj jave. Lajmi u konfirmua nga kompania shtetërore për furnizimin me energji “Gasum”. Vendimi......

OKB: Moska të hapë portet ukrainase - 22 milionë ton grurë, në pritje për të dalë nga vendi
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u shpreh se është në kontakt të shpeshtë me Rusinë, Ukrainën, Turqinë, Shtetet e Bashkuara......

Euro po i afrohet barazisë me Dollarin për herë të parë në 20 vjet: Ja çfarë do të thotë kjo për investitorët dhe ekonominë!
Euro po i afrohet barazisë me dollarin amerikan për herë të parë në 20 vjet, por strategët e monedhës janë të ndarë nëse do të arrijë atje dhe çfarë do të......

Deti amerikan i 95 milionë viteve më parë: Një dritare në të kaluarën që na paralajmëron për të ardhmen!
Gjatë maksimumit termik të Kretakut, SHBA-ja Veriperëndimore u zhyt nga një det shumë i nxehtë: një dritare në të kaluarën që na paralajmëron për të......