Rusia lë pa gaz Finlandën! - Helsinki refuzon të paguajë në rubla
Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për Finlandën brenda kësaj jave. Lajmi u konfirmua nga kompania shtetërore për furnizimin me energji “Gasum”. Vendimi i Moskës vjen si pasojë e synimit të Helsinkit për anëtarësimin në NATO por dhe për shkak të refuzimit që të paguajë në rubla për gazin rus
Në një deklaratë për media kompania Gasum sqaroi se nuk kishte marrë asnjë informacion për këtë çështje nga Gazprom, por gjithsesi po përgatitet të përballet me një skenar në të cilin Moska ndërpret furnizimin me gaz të premten ose të shtunën
Nga ana tjetër Gazprom nuk ka pranuar të komentojë çështjen.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfaks, eksportet e gazit rus në Finlandë llogariten rreth 3.2 milion metra kub në ditë nga 1 janari i këtij viti deri në 16 mars.
Presidenti i Finlandës dhe kryeministrja Sana Marin konfirmuan aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO pa asnjë shtyrje në kohë. Presidenti rus Vladimir Putin kërkon që vendet të cilat ai i konsideron jo miqësore, të paguajnë në rubla për gazin, në të kundërt furnizimi do të ndërpritet. Aktualisht Moska ka ndërprerë furnizimin për Bullgarinë dhe Poloninë pasi vendet refuzuan të paguajnë në valutën ruse.
Komisioni europian ka bërë të qartë se vendet nuk duhet të paguajnë në rubla duke theksuar se kërkesa ruse është në shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë
Gasum e ka bërë të qartë më herët se nuk pranon të paguajë në rubla duke paralajmëruar dhe për rrezikun e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga ana e Rusisë
Komiteti për emergjencat në Finlandë u shpreh se cdo gjë është gati për t’u përballur me një situatë të tillë. Finlanda importon pjesën më të madhe të gazit nga Rusia por gazi përbën vetëm 5% të konsumit vjetor të energjisë për vendin.
SCAN
Sondazh

OKB: Moska të hapë portet ukrainase - 22 milionë ton grurë, në pritje për të dalë nga vendi
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u shpreh se është në kontakt të shpeshtë me Rusinë, Ukrainën, Turqinë, Shtetet e Bashkuara......

Euro po i afrohet barazisë me Dollarin për herë të parë në 20 vjet: Ja çfarë do të thotë kjo për investitorët dhe ekonominë!
Euro po i afrohet barazisë me dollarin amerikan për herë të parë në 20 vjet, por strategët e monedhës janë të ndarë nëse do të arrijë atje dhe çfarë do të......

Deti amerikan i 95 milionë viteve më parë: Një dritare në të kaluarën që na paralajmëron për të ardhmen!
Gjatë maksimumit termik të Kretakut, SHBA-ja Veriperëndimore u zhyt nga një det shumë i nxehtë: një dritare në të kaluarën që na paralajmëron për të......

Rusia promovon gjeneratën e re të armëve lazer "verbuese" – Mund të shkatërrojë një dron 5 km larg brenda pesë sekondave
Rusia promovoi gjeneratën e re të armëve lazer, duke përfshirë një sistem lazer celular të shpallur për herë të parë nga Presidenti Vladimir Putin në vitin......

1 mijë euro gjobë për kafe ‘të shtrenjtë’ – Policia italiane ‘dënon’ lokalin në Firenze për tarifa të larta!
Një bar kafe në Firence është gjobitur me 1000 euro pasi një klient i zemëruar thirri policinë për t'u ankuar për çmimin e një pije të nxehtë. Bar-kafeja Ditta......

Rusia me një vendim të ri - Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera pritet të bëhen legale sipas ministrit të vendit
Rusia herët a vonë do të legalizojë kriptovalutat si një mjet pagese, tha Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov, duke sugjeruar se qeveria dhe......

Euro rikuperon pjesërisht humbjet - Të dhënat e dobëta mbi shitjen e shtëpive në SHBA, presion mbi dollarin
Dollari amerikan dhe jeni japonez, që cilësohen si parajsa të sigurta kanë pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm. Megjithatë, në terma afatmesëm......

Europa, në rënie të mprehtë - Investitorët, të shqetësuar për inflacionin e lartë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të shqetëuar për rritjen e inflacionit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......