Euro rikuperon pjesërisht humbjet - Të dhënat e dobëta mbi shitjen e shtëpive në SHBA, presion mbi dollarin
Dollari amerikan dhe jeni japonez, që cilësohen si parajsa të sigurta kanë pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm. Megjithatë, në terma afatmesëm analistët parashikojnë se, euro dhe dollari amerikan do të shkojnë drejt paritetit, që do të jetë hera e parë në 20 vitet e fundit. Edhe ditën e sotme, euro vijon të kuotohet pranë 1.05 dollarëve amerikanë, ndërsa për një periudhë një vjeçare ka pasur një tendencë vetëm në rënie.
Në sesionin e kaluar, euro humbi rreth 0.8% të vlerës në raport me dollarin amerikan, ndërsa gjatë ditës së sotme rikuperoi një pjesë të këtyre humbjeve. Në qershorin e vitit 2021, euro kuotohej në rreth 1.22 dollarë. Për sa i përket të dhënave të sotme, shifrat e dobëta mbi shitjen e shtëpive në SHBA kanë ushtruar presion mbi dollarin amerikan.
Gjithashtu, edhe retorika e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shtrëngimin e politikave monetare derisa inflacioni të stabilizohet kanë kufizuar humbjet. Sipas analistëve, qëndrimi i Powell mund ta ngadalësojë ekonominë amerikane, e cila thuajse është rimëkëmbur plotësisht nga pandemia e Covid-19. Në tregun e kriptovalutave, Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në mbi 29 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1960 dollarë.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Europa, në rënie të mprehtë - Investitorët, të shqetësuar për inflacionin e lartë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të shqetëuar për rritjen e inflacionit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......

Nafta Brent bie drejt 110 dollarë - SHBA po negocion me Venezuelën për të blerë naftë!
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët ranë......

Baerbock akuzon Rusinë se po përdor urinë si armë lufte!
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë, se po nxit një krizë globale të ushqimit. Arsye për këtë është bllokimi i porteve......

Turqia bllokon fillimin e bisedimeve në NATO për Finlandën e Suedinë!
Turqia po i merr gjërat seriozisht dhe po bllokon, sipas disa mediave, fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Turqia e pranon......

Paundi britanik vijon rënien ndërsa Dollari dhe Franga fitojnë sërish pikë!
Paundi britanik ka regjistruar sërish një rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 140.7 lekë dhe duke u shitur me 142 lekë në raport me ditën e......

India nuk është i vetmi vend që ndaloi eksportet e ushqimit. Këto shtete po bëjnë të njëjtën gjë!
India ka ndaluar eksportet e grurit, duke u bërë vendi i fundit që e ka bërë këtë pasi çmimi i drithit u rrit këtë vit pjesërisht për shkak të luftës......

Tirana, një “stadium gjigand” më 25 maj - Plani për Roma-Feyenord: Pushim për zyrat, ndalohen automjetet dhe hyrjet në Tiranë
Tirana do të jetë tërësisht e mbyllur me 25 maj. Në këtë ditë, zyrat e shtetit do të jenë bosh pasi do të jetë ditë pushimi zyrtare. Po ashtu, nuk do të......

Raportuesi special i OKB vjen në Tiranë - Në fokus, politikat zhvillimore të Shqipërisë. Raporti në shtator 2022!
Raportuesi Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e zhvillimit Saad Alfarargi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 23......