BE “heq qafe” karburantin rus: 210 miliardë euro për të zëvendësuar lëndët djegëse nga Rusia!
Komisioni Europian publikoi një plan me vlerë prej 210 miliard euros për Europën, që synon t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse ruse brenda vitit 2027 si dhe për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, furnizuesi kryesor i gazit në Europë, ka shtyrë Bashkimin Europian të rimendojë politikat e tij energjetike në një kohë që shqetësimet për reduktimin e furnizimeve janë në rritje të vazhdueshme. Në fakt Rusia furnizon 40% të gazit të bllokut dhe 27% të naftës së saj të importuar, dhe vendet anëtarë të BE-së aktualisht po luftojnë për të rënë dakord mbi sanksionet ndaj Moskës.
Për të larguar vendet anëtare nga këto lëndë djegëse, Brukseli propozoi një plan me tre pika kryesore: një mënyrë për të importuar më shumë gaz jo-rus, një përhapje më të shpejtë të energjisë së rinovueshme dhe më shumë përpjekje për të kursyer energji.
Masat përfshijnë një përzierje të ligjeve të BE-së, skemave jodetyruese dhe rekomandimeve për qeveritë në 27 vendet anëtare, të cilat kryesisht janë përgjegjëse për politikat e tyre kombëtare të energjisë.
Për të gjithë këtë projekt, Brukseli ka pritshmëri të realizohen 210 miliardë euro investime shtesë deri në vitin 2027 dhe 300 miliardë euro deri në vitin 2030, plus atyre që nevojiten tashmë për të përmbushur objektivin klimatik të bllokut për vitin 2030. Sipas Brukselit investimet do të ulin faturën e importit të karburanteve fosile të Europës.
Presidentja e komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u shpreh se projekti në fjalë do të ndihmojnë në kursimin e energjisë, përshpejtimin e heqjes graduale të karburanteve fosile si dhe fillimi i investimeve në një nivel të ri.
Këto investime përfshijnë 86 miliardë euro për energjinë e rinovueshme dhe 27 miliardë për infrastrukturën e hidrogjenit, 29 miliardë euro për rrjetet e energjisë dhe 56 miliardë euro për kursimin e energjisë dhe pompat e nxehtësisë.
Komisioni Europian bëri të ditur se do të kërkohen disa investime në infrastrukturën e karburanteve fosile - 10 miliardë euro për dhjetra projekte të gazit dhe gazit natyror të lëngshëm, dhe deri në 2 miliardë euro për naftën, duke synuar vendet e Europës Qendrore dhe Lindore pa dalje në det dhe që nuk kanë akses tjetër përvec gazit rus aktualisht.
Por aktivistët për mrojtjen klimatike shprehen se këto investime rrezikojnë të bllokojnë BE-në në varësinë afatgjatë të gazit që cliron CO2- dioksid karboni, duke nxitur ndryshimet klimatike dhe çmimet e larta të energjisë. Komisioni tha se infrastruktura e re e gazit duhet të jetë në gjendje të transportojë hidrogjen të rinovueshëm në të ardhmen.
Brukseli dëshiron që vendet të financojnë masat duke përdorur fondin e rimëkëmbjes së COVID-19 të BE-së, i cili përmban më shumë se 200 miliardë euro kredi të pashpenzuara.
Për të realizuar planet, Komisioni Europian propozoi një objektiv për të marrë 45% të energjisë së BE-së nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, duke zëvendësuar propozimin aktual prej 40%.
BE-ja synon të ketë një memorandum mirëkuptimi me Egjiptin dhe Izraelin deri në verë për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm dhe synon të rrisë furnizimin nga vende si Kanadaja dhe Algjeria. Brukseli do të krijojë gjithashtu një skemë që vendet të blejnë bashkarisht gaz në përpjekje për të negociuar kushte më të mira të kontratave.
SCAN
Sondazh

Rusia lë pa gaz Finlandën! - Helsinki refuzon të paguajë në rubla
Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për Finlandën brenda kësaj jave. Lajmi u konfirmua nga kompania shtetërore për furnizimin me energji “Gasum”. Vendimi......

OKB: Moska të hapë portet ukrainase - 22 milionë ton grurë, në pritje për të dalë nga vendi
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u shpreh se është në kontakt të shpeshtë me Rusinë, Ukrainën, Turqinë, Shtetet e Bashkuara......

Euro po i afrohet barazisë me Dollarin për herë të parë në 20 vjet: Ja çfarë do të thotë kjo për investitorët dhe ekonominë!
Euro po i afrohet barazisë me dollarin amerikan për herë të parë në 20 vjet, por strategët e monedhës janë të ndarë nëse do të arrijë atje dhe çfarë do të......

Deti amerikan i 95 milionë viteve më parë: Një dritare në të kaluarën që na paralajmëron për të ardhmen!
Gjatë maksimumit termik të Kretakut, SHBA-ja Veriperëndimore u zhyt nga një det shumë i nxehtë: një dritare në të kaluarën që na paralajmëron për të......

Rusia promovon gjeneratën e re të armëve lazer "verbuese" – Mund të shkatërrojë një dron 5 km larg brenda pesë sekondave
Rusia promovoi gjeneratën e re të armëve lazer, duke përfshirë një sistem lazer celular të shpallur për herë të parë nga Presidenti Vladimir Putin në vitin......

1 mijë euro gjobë për kafe ‘të shtrenjtë’ – Policia italiane ‘dënon’ lokalin në Firenze për tarifa të larta!
Një bar kafe në Firence është gjobitur me 1000 euro pasi një klient i zemëruar thirri policinë për t'u ankuar për çmimin e një pije të nxehtë. Bar-kafeja Ditta......

Rusia me një vendim të ri - Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera pritet të bëhen legale sipas ministrit të vendit
Rusia herët a vonë do të legalizojë kriptovalutat si një mjet pagese, tha Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov, duke sugjeruar se qeveria dhe......

Euro rikuperon pjesërisht humbjet - Të dhënat e dobëta mbi shitjen e shtëpive në SHBA, presion mbi dollarin
Dollari amerikan dhe jeni japonez, që cilësohen si parajsa të sigurta kanë pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm. Megjithatë, në terma afatmesëm......