Shqipëria Postuar më 19 Maj 2022, 12:16

Vështirësitë e pensionistëve online - Hado: Problematikat po zbehen, dosjet kompletohen nga punonjësit

Nga SCAN TV

Që prej datës 1 Maj të gjithë pensionistët por edhe grupet e tjera që marrin shërbime nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore, kanë mundësi që të aplikojnë vetëm on line për shkak të eliminimit të sporteleve fizike.

Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH, Astrit Hado, shprehet se që nga Janari 2020 këto shërbime janë ofruar edhe on line edhe fizikisht dhe janë ndërmarrë fushata konstante sensibilizuese për qytetarët.

Sipas drejtorit të ISSH, dixhitalizimi i shërbimeve u ka shkurtuar burokracitë grupeve përfituese, pasi tashmë dosjet e tyre kompletohen nga punonjësit e sigurimeve.

Por çfarë ndodh në rast se përfituesit e shërbimeve kanë ankesa?

Reforma e dixhitalizimit të shërbimeve është shtrirë në të gjithë administratën shtetërore dhe tashmë qëndrojnë të hapura vetëm 150 zyra të gjendjes civile në të gjithë vendin.

Elisabeta Dosku  / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video