Shqipëria Postuar më 26 Maj 2022, 15:33

Prilli, turistët në nivelet e para pandemisë/ Hyrjet nga Kosova të vetmet me rënie, Anglia me rritjen më të lartë!

Nga SCAN TV

Të dhënat e lëvizjes së shtetasve paraqiten pozitive për muajin prill të këtij viti duke paralajmëruar një fillim të mbarë të sezonit turistik dhe një tejkalim të krizës së shkaktuar nga pandemia. Ato tregojnë për një rritje të hyrjeve të shtetasve në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit prill të këtij viti. Shifrat sinjalizojnë se hyrjet gjithsej, por edhe hyrjet nga shtetasit e huaj, janë rikthyer pranë nivelit të para pandemisë. Në prill të këtij viti regjistrohen 832,920 hyrje gjithsej, ndërkohë që gjatë prillit të vitit 2019-të regjistroheshin 874,156 hyrje gjithsej. Të njëjtin ndryshim hasim edhe nëse do të flisnim për hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar. Në prill të vitit 2022 regjistrohen 402,051 hyrje nga shtetas të huaj, ndërsa në prillin e vitit 2019-të ky tregues regjistrohej 410,060. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, hyrjet gjithsej shihet të jenë rritur me 78.6%, nga ku hyrjet nga shtetasit e huaj janë rritur me 66.8%, ndërsa hyrjet nga shtetasit shqiptarë janë rritur me 91.3%...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat