Shqipëria Postuar më 26 Maj 2022, 14:55

Rikthehet koncesioni Thumanë–Kashar - Balluku: Kemi rinegociuar kontratën, investimi do bëhet nga privati. Aksi i kthehet shtetit pas 35 vitesh

Nga SCAN TV

Qeveria ka vendosur të rikthejë projektin koncesionar të rrugës Thumanë –Kashar. Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar vendimi, që i hap rrugë zbatimit të kontratës, ndërkohë që sipas ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kontrata e re u ri negociua me kompaninë mbajtëse të koncesionit, që është “Gener 2”.

Balluku tha se kompania do të kryejë investimin fillestar dhe do të operojë këtë aks rrugor, për t’ia kthyer shtetit pas 35 vitesh.

Referuar kontratës së nënshkruar më herët kosto e ndërtimit për këtë aks rrugor parashikohet të arrijë në 245 mln euro.  Projekti ishte pjesë e paktës “1 miliard “ të qeverisë për rrugët, por ai u anulua në fillim të vitit 2019 me argumentin se fondet buxhetore të parashikuara do të shkonin në funksion të “Paktit për Universitetin”, ndonëse në atë kohë buxheti I parashikuar për këtë kontratë ishte “zero” lekë.

Gjithsesi, k “Gener 2” ankimoi vendimin në gjykatë, teksa kjo e fundit i dha të drejtë kompanisë, duke detyruar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të rinegociojë kontratën. Ndërkaq, në ditët e fundit të vitit të kaluar, qeveria vendosi nisjen e procedurave të negocimit, pa ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, në Gjykatën e Lartë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat