Prezantohen 45 produkte bujqësore shqiptare në Panairin “Slow Food” në Shtutgart – Krifca: Kemi nisur certifikimin e produkteve të territorit!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ishte e pranishme në hapjen e panairit ‘Slow Food’ në Shtutgart së bashku me homologun gjerman, Cem Ozdemir.
Në fjalën e saj përshëndetëse ajo vuri theksin tek fuqizimi i produktit shqiptar në tregun ndërkombëtar nëpërmjet certifikimit të produkteve tradicionale, duke theksuar se ky panair është mbrojtësi kryesor i biodiversitetit në Mesdhe.
Ministrja tha se, “në Shqipëri vitet e fundit “Slow food” po konsiderohet si filozofia e duhur e prodhimit, sipas së cilës rritja e treguesve ekonomikë duhet të kalojë domosdoshmërish nga cilësia bazuar në traditat ushqimore të vendit, por edhe në ruajtjen e ekosistemeve mjedisore”.
Në këtë linjë, theksoi Krifca, ne kemi filluar një përpjekje të rëndësishme për të identifikuar, njohur dhe certifikuar produktet e territorit, një pjesë të rëndësishme të së cilës mund ta gjeni këtu në panairin në Shtutgart, në pavion e Shqipërisë.
Në Panairin e Shtutgardit, marrin pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20 000 metra katrorë, që kanë sjellë produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Gjithashtu këtu gjenden mbi 150 etiketa verërash dhe 50 prodhues të dedikuar.
Për katër ditë, në këtë panair fokusi do të jetë tek ushqimi rajonal, i qëndrueshëm dhe i punuar me dorë. Gëzimi i gatimit dhe kënaqësia e ndërgjegjshme si dhe vlerësimi i kulturave ushqimore janë shtyllat. Sipas njoftimit për media stenda e Shqipërisë në këtë Panair ku prezantohen 11 prodhues ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë të cilët po shtojnë interesin për ta parë Shqipërinë në të gjitha dimensionet që ajo ofron.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Arsyeja e vërtetë pse duhet të aktivizoni modalitetin e avionit kur fluturoni!
Të gjithë e dimë rutinën përmendësh: "Ju lutemi sigurohuni që sediljet tuaja të jenë në pozicionin e drejtë, tavolinat e ushqimit të mbyllura, xhamat e......

Ky rajon i njohur italian po vendos kufizime ‘drastike’ për turistët!
Ndërsa një mori turistësh po zbresin në Itali për atë që duket të jetë një sezon veror i ngarkuar, një rajon specifik ka kufizuar numrin e vizitorëve në një......

"Një epokë e re": Gjermania heq dorë përfundimisht nga energjia bërthamore!
Tre termocentralet e fundit bërthamore të Gjermanisë mbyllën dyert të shtunën, duke shënuar fundin e epokës bërthamore të vendit që ka zgjatur më shumë se......

Jumbo TEG më i madh se kurrë! - Koncepti i ri i dyqanit: Më shumë hapësirë, produkte dhe argëtim
Prej më shumë se 11 vitesh Jumbo vijon të jetë pranë klientëve duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore me çmimet më të mira. Tashmë, Jumbo vjen me......

A do dëmtohen bizneset nga ndalimi i muzikës? - Jahaj: Ky projektligj nuk do t’i japë zgjidhje! Duhen takime me grupet e interesit
Në mbledhjen e qeverisë të enjten, ministrja e Truzimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi se bashkive do t’u caktohet një detyrë e re nga ku do të......

18 aplikime për një punë në shtet - 31 vjeç mosha mesatare e aplikantit, 38 vjeç për t’u ngritur në detyrë
Sipas shifrave referuar raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2022 ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për një pozicion......

108 milionë euro borxhe ndaj bizneseve e qytetarëve - Në një vit, ulet stoku i detyrimeve të prapambetura me vetëm 8.8 mln euro
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë një stok borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e rreth 12.2 miliardë lekëve apo 108 milionë eurove. Ky është......

Grevat ngadalësojnë rimëkëmbjen nga kriza energjetike - Situata në Francë ka ndërprerë aktivitetin nga portet në termocentrale
Europa i mbijetoi shtrirjes më të rrezikshme të krizës së saj energjetike pa ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit. Më pas punëtorët në Francë dolën në......