Ky rajon i njohur italian po vendos kufizime ‘drastike’ për turistët!

Ndërsa një mori turistësh po zbresin në Itali për atë që duket të jetë një sezon veror i ngarkuar, një rajon specifik ka kufizuar numrin e vizitorëve në një përpjekje për të parandaluar mbi-turizmin.
Rajoni autonom i Alto Adige, i njohur gjithashtu si Bolzano - Tiroli i Jugut, në veri të vendit, ka vendosur një kufi për vizitorët gjatë natës, duke kufizuar numrat në nivelet e vitit 2019 dhe duke vendosur një ndalim për çdo hapje të re akomodimi nëse një tjetër nuk është mbyllur.
Rajoni, i cili kufizohet me Austrinë, është një nga portat më të njohura për në malet e Dolomitit, ku vizitorët vërshojnë për të parë maja spektakolare të thepisura që shkëlqejnë rozë në perëndim të diellit, liqene akullnajore ëndërrimtare dhe zona vendase tipike e interesante, ku mund te degustohet birra lokale dhe ku mund të praktikohet gjermanishtja e tyre pasi provinca është bilingual (dygjuhëshe).
Kryeqyteti Bolzano është gjithashtu shtëpia e një banori me famë botërore: "Ötzi the Iceman", trupi i mumifikuar natyrshëm i një njeriu vendas që vdiq rreth 5200 vjet më parë. Trupi i tij së bashku me rrobat e tij të ruajtura pothuajse në mënyrë perfekte ka një muze në qytet.
Arnold Schuler, i cili është përgjegjës për turizmin në provincë dhe që propozoi ligjin e ri, tha se rajoni kishte "arritur kufirin" e asaj që mund të mbante.
"Ne arritëm kufirin e burimeve tona, kishim probleme me trafikun dhe banorët e kanë të vështirë të gjejnë vende për të jetuar," tha ai, duke shtuar se ata duan të "garantojnë cilësinë [e jetës] për vendasit dhe turistët", gjë që ka qenë duke u rritur më shumë gjatë dekadës së fundit.
Kushdo që dëshiron të hapë një hotel, B&B ose një shtëpi pushimi me qira në të ardhmen do ta ketë të vështirë, por jo domosdoshmërish të pamundur.
Nëse mbyllet një biznes, caktimi i "shtretërve" do t'i kthehet komunës ose autoritetit lokal. Lëvizja është pjesë e një dokumenti 100 faqesh të quajtur "Programma provincial per lo sviluppo del turismo 2030+", ose Programi për zhvillimin e turizmit përtej vitit 2030 në provincë.
Një dokument prej 100 faqesh përshkruan vitet e kërkimit që hynë në program dhe tregon se si ai synon të zhvillojë rajonin në mënyrë të qëndrueshme. Një lëvizje tjetër është futja e një sistemi vlerësimi me "yje të gjelbër" për të shpërblyer hotelet që punojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

"Një epokë e re": Gjermania heq dorë përfundimisht nga energjia bërthamore!
Tre termocentralet e fundit bërthamore të Gjermanisë mbyllën dyert të shtunën, duke shënuar fundin e epokës bërthamore të vendit që ka zgjatur më shumë se......

Jumbo TEG më i madh se kurrë! - Koncepti i ri i dyqanit: Më shumë hapësirë, produkte dhe argëtim
Prej më shumë se 11 vitesh Jumbo vijon të jetë pranë klientëve duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore me çmimet më të mira. Tashmë, Jumbo vjen me......

A do dëmtohen bizneset nga ndalimi i muzikës? - Jahaj: Ky projektligj nuk do t’i japë zgjidhje! Duhen takime me grupet e interesit
Në mbledhjen e qeverisë të enjten, ministrja e Truzimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi se bashkive do t’u caktohet një detyrë e re nga ku do të......

18 aplikime për një punë në shtet - 31 vjeç mosha mesatare e aplikantit, 38 vjeç për t’u ngritur në detyrë
Sipas shifrave referuar raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2022 ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për një pozicion......

108 milionë euro borxhe ndaj bizneseve e qytetarëve - Në një vit, ulet stoku i detyrimeve të prapambetura me vetëm 8.8 mln euro
Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë një stok borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e rreth 12.2 miliardë lekëve apo 108 milionë eurove. Ky është......

Grevat ngadalësojnë rimëkëmbjen nga kriza energjetike - Situata në Francë ka ndërprerë aktivitetin nga portet në termocentrale
Europa i mbijetoi shtrirjes më të rrezikshme të krizës së saj energjetike pa ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit. Më pas punëtorët në Francë dolën në......

Ferrari shënon rekord shitjesh - Viti 2024, dhe me më shumë ritëm porosish
Ferrari ka një libër rekord porosish për modelet e tij vitin e ardhshëm, sipas deklaratës së John Elkann, kreut të aksionerëve të firmës prodhuese të......

10 nga 20 vendet më të mira për biznes - Ndodhen në Europë. Belgjika dhe Suedia renditen ndër të parat
Ndryshimet në mjedisin e biznesit ndërkombëtar pasqyrojnë sfidat serioze, intensive dhe të paprecedenta me të cilat është dashur të përballet ekonomia botërore......