Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2022, 13:59

Platforma “etransport”, si do aksesohen biletat e autobusëve - Gonxhe: Janë pajisur dhe operatorët në terren, zbatimi në 2023

Nga SCAN TV
Platforma “etransport”, si do aksesohen biletat e autobusëve -

Që prej fillimit të vitit 2023 qytetarët të cilët do të udhëtojnë me linjat ndërqytetase do të kenë mundësi që të pajisen me biletat e reja që do të tërhiqen nga platforma e transport si online por edhe fizikisht në pikat e terminaleve.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe për Scan Tv zbulon se ky projekt është në përfundim teksa janë lidhur edhe marrëveshjet me operatorët e linjave në terren.

Në konferencën e zhvilluar për prezantimin e kësaj platforme, kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se ky shërbim do të bëhet më i plotë me finalizimin e dy terminaleve në kryeqytet.

Platforma eTransport do të jetë e mundësueshme online ku do të tregoj të gjitha terminalet, linjat e autobusave në dispozicion, oraret në të gjitha vendet e Shqipërisë.

Gjithashtu në bashkëpunim me ministrin e Turizmit kjo platformë do të publikojë edhe aktivitetet në qytete të ndryshme me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve.

Marinela Lina/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat