Ulet sërish çmimi global i ushqimeve - Nëntori, muaji i tetë rradhazi që shënon rënie që nga marsi

Indeksi i çmimeve botërore të agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara shënoi sërish rënie në muajin nëntor, e cila është e teta mujore radhazi që nga niveli rekord që arriti në muajin mars pas pushtimit rus të Ukrainës.
Indeksi i çmimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë – FAO - që monitoron mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, ishte mesatarisht 135.5 pikë muajin e kaluar, nga 135.9 në muajin tetor. Kjo shifër është e pandryshuar nga vlerësimi i mëparshëm i FAO-s. Pritshmëritë më të ulëta për drithërat, mishin dhe produktet e qumështit në nëntor, kompensuan çmimet më të larta për vajin e lulediellit dhe sheqerin.
Marrëveshja e një muaji më parë për të mbajtur hapur kanalin e eksportit të grurit nga Ukraina dhe për 120 ditë të tjera, zbuti shqetësimet për ndërprerjen e tregtisë masive të Detit të Zi si pasojë e luftës.
Rënia e lehtë në nëntor nënkupton që indeksi i ushqimeve i FAO-s është tani vetëm 0.3% mbi nivelin e tij të një viti më parë. Megjithatë, treguesi mbetet në nivele historikisht të larta pasi arriti një kulm 10-vjeçar në vitin 2021 për shkak të pengesave të korrjes dhe kërkesës së shpejtë sidomos nga Kina. FAO paralajmëroi muajin e kaluar se kostot rekord të importit të ushqimit që priten në vitin 2022 do t'i detyrojnë vendet më të varfra të shkurtojnë vëllimet e transportit.
Në vlerësime të veçanta të ofertës dhe kërkesës për drithëra, FAO uli parashikimin e saj për prodhimin global të drithërave në vitin 2022 në 2.756 miliardë ton nga 2.764 miliardë e vlerësuar muajin e kaluar. Parashikimi ishte 2% nën prodhimin e vlerësuar për vitin 2021 dhe do të shënonte nivelin më të ulët në tre vjet.
Rishikimi në rënie i projeksionit global të të korrave të drithërave reflektoi kryesisht perspektivat e dobëta të misrit në Ukrainë, me luftën që i bën operacionet pas vjeljes jashtëzakonisht të shtrenjta. Rezervat botërore të drithërave të parashikuara deri në fund të sezonit 2022/23 u rishikuan me 1.1 milion ton në 839 milion ton, 2.2% nën sezonin e mëparshëm dhe niveli më i ulët për tre vjet.
Raporti global i stokut të drithërave 2022/23, i përdorur shpesh si tregues i furnizimit, do të bjerë në nivelin më të ulët që nga viti 2013/14, por në një parashikim prej 29.3% do të përfaqësonte ende një nivel relativisht pozitiv, shtoi FAO.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rritet eficienca e energjisë në nivel global - Një nga arsyet kryesore, çmimet e larta të energjisë dhe kriza e naftës
Progresi global drejt eficiencës energjetike është përshpejtuar këtë vit si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit me......

Debate për rregullat e bursës së energjisë - KESH do jetë shitës me prioritet, Spahiu: E paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend!
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike e konsideron si të paprecedentë caktimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si shitës me......

Çmimet e naftës mund të ulen sërish - OPEC+ paralajmëron për reduktim të prodhimit
OPEC+ pritet të realizojë objektivin e tij për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, në një vendim që do të konfirmohet të dielën në......

Resortet e skive në Austri, miliona euro shpenzime - Çmimi i lartë i energjisë “gjunjëzon” sektorin në prag sezoni
Në resortin e skive me famë botërore të Austrisë, në Kitzbuhel, bora artificiale po përdoret me shumicë për të krijuar idenë e nisjes së sezonit turistik......

Pse Bitcoin mund të arrijë në 10 mijë dollarë vitin e ardhshëm?!
Bitcoin mund të bjerë në 10,000 dollarë, një rënie prej më shumë se 40% nga çmimet aktuale, tha investitori veteran Mark Mobius. Bashkëthemeluesi i Mobius......

Zvogëlim varësie dhe marrja e situatës në dorë - Vendet e BE-së arrijnë një qëndrim të përbashkët për Aktin e Çipave
Ministrat evropianë miratuan një mandat për të nisur negociatat ndërinstitucionale mbi Aktin e Çipave gjatë takimit të Këshillit të Telekomit. Legjislacioni......

NATO po e kthen fokusin tek Kina. Ja çfarë do të thotë kjo!
Aleanca e NATO-s ka forcuar krahun e saj lindor lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por fokusi i saj gjithashtu ka filluar të zhvendoset edhe më shumë......

Greqia miraton vizat për punëtorët në distancë: Kush mund të aplikojë, kur dhe si?!
Greqia është një nga disa vende europiane që shfrytëzon tendencën e punës në distancë duke ofruar viza dixhitale nomade për punëtorët në distancë. Italia,......