Rritet eficienca e energjisë në nivel global - Një nga arsyet kryesore, çmimet e larta të energjisë dhe kriza e naftës

Progresi global drejt eficiencës energjetike është përshpejtuar këtë vit si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit me karburant. Por gjithësesi ende jo mjaftueshëm për të përmbushur objektivat e ndryshimeve klimatike, sipas deklaratës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Mbikëqyrësi me bazë në Paris i bëri apel qeverive që t’i japin përparësi përpjekjeve për të përmirësuar eficiencën e energjisë në ndërtesa dhe transport, pasi ambiciet për të reduktuar emetimet dhe për të frenuar temperaturat në rritje nuk mund të përmbushen duke u fokuzuar vetëm në prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Në një deklaratë për media kreu i kësaj agjencie, Fatih Birol u shpreh se kriza e naftës në vitet 1970 shkaktoi një presion masiv nga ana e qeverive për eficiencën e energjisë. Kjo dha rezultat në përmirësime thelbësore në eficiencën energjetike të automjeteve, pajisjeve dhe ndërtesave.
Ai shtoi se në krizën aktuale energjetike po shihen sinjale se eficienca e energjisë është sërish një prioritet. Të dhënat paraprake tregojnë se investimet globale në eficiencën e energjisë si për shembull izolimi i ndërtesave, do të rriten me 16% - 560 miliard dollarë këtë vit.
Investimet kanë bërë që energjia të përdoret rreth 2% në mënyrë më efikase këtë vit në krahasim me një vit më parë, pothuajse dyfishi i normës së pesë viteve të fundit, por më pak se mesatarja 4% në vit. Kjo është dhe përqindja që duhet për këtë dekadë për të përmbushur objektivin e emetimeve zero deri në vitin 2050.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Debate për rregullat e bursës së energjisë - KESH do jetë shitës me prioritet, Spahiu: E paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend!
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike e konsideron si të paprecedentë caktimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si shitës me......

Çmimet e naftës mund të ulen sërish - OPEC+ paralajmëron për reduktim të prodhimit
OPEC+ pritet të realizojë objektivin e tij për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, në një vendim që do të konfirmohet të dielën në......

Resortet e skive në Austri, miliona euro shpenzime - Çmimi i lartë i energjisë “gjunjëzon” sektorin në prag sezoni
Në resortin e skive me famë botërore të Austrisë, në Kitzbuhel, bora artificiale po përdoret me shumicë për të krijuar idenë e nisjes së sezonit turistik......

Pse Bitcoin mund të arrijë në 10 mijë dollarë vitin e ardhshëm?!
Bitcoin mund të bjerë në 10,000 dollarë, një rënie prej më shumë se 40% nga çmimet aktuale, tha investitori veteran Mark Mobius. Bashkëthemeluesi i Mobius......

Zvogëlim varësie dhe marrja e situatës në dorë - Vendet e BE-së arrijnë një qëndrim të përbashkët për Aktin e Çipave
Ministrat evropianë miratuan një mandat për të nisur negociatat ndërinstitucionale mbi Aktin e Çipave gjatë takimit të Këshillit të Telekomit. Legjislacioni......

NATO po e kthen fokusin tek Kina. Ja çfarë do të thotë kjo!
Aleanca e NATO-s ka forcuar krahun e saj lindor lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por fokusi i saj gjithashtu ka filluar të zhvendoset edhe më shumë......

Greqia miraton vizat për punëtorët në distancë: Kush mund të aplikojë, kur dhe si?!
Greqia është një nga disa vende europiane që shfrytëzon tendencën e punës në distancë duke ofruar viza dixhitale nomade për punëtorët në distancë. Italia,......

Steinmeier: Shqipëria partner me rëndësi por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progresin drejt BE-së!
Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi të enjten në Tiranë se Gjermania dhe Shqipëria "do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes......