Steinmeier: Shqipëria partner me rëndësi por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progresin drejt BE-së!

Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi të enjten në Tiranë se Gjermania dhe Shqipëria "do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes tyre.” Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ai e cilësoi Shqipërinë një ”vend mik dhe partner të rëndësishëm të Gjermanisë dhe BE.” "Në 30 vjet Gjermania dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Pritshmëritë janë rritja dhe forcimi i tyre” vuri në dukje Presidenti Steinmeier.
Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen kolektive dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, "në një periudhë jo të lehtë” vuri ai në dukje. Presidenti Steinmeier e cilësoi vizitën e tij të sotme në Tiranë, e cila është e para e një presidenti të Gjermanisë në 27 vitet e fundit, si ”vizitë që njeh dhe respekton ꞔfarë ka arritur Shqipëria në rrugën e saj drejt BE dhe një inkurajim për të vazhduar në rrugën e nisur”
Steinmeier përmendi në prononcimin e tij për mediat se Gjermania e ka shoqëruar Shqipërinë në "afrimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me BE.” "Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progres drejt BE-së. “Premtoj që në kontekstin e reformave për integrimin europian se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë që të bëhet sa më parë anëtare e BE” tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ai përmendi mbështetjen gjermane në kryerjen e reformës në drejtësi dhe atë elektorale si dhe vlerësoi lart 3 marrëveshjet e nënshkruara së fundi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) në kontekstin e Procesit të Berlinit që " do ta bëjnë rajonin më tërheqës, konkurrues dhe do të mundësojnë ngritjen e tregut të përbashkët rajonal” theksoi ai.
"Këto marrëveshje duhet të zbatohen konkretisht dhe jo të mbetem vetëm marrëveshje politike” tërhoqi ai vëmendjen. Ai tha se vitin e ardhshëm Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë. Ai gjithashtu u ndal edhe në krizën aktuale energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. "Gjermania dhe BE janë angazhuar të japin mbështetje Shqipërisë dhe do të jenë në krah të saj”, premtoi ai.
Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier, tha lidhur me nismën "Ballkani i Hapur” se "ꞔdo kontribut që ul konfliktet në rajon është i mirëpritur.” Presidenti i Shqipërisë Begaj e vlerësoi Procesin e Berlinit "shumë të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”. Për nismën "Ballkani i Hapur” ai tha që "Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e organizmave rajonale".
Lidhur me samitin BE-BP që pritet të zhvillohet javën që vjen, më 6 dhjetor në Tiranë, Presidenti gjerman tha se "nuk do të merren vendime të caktuara. Do të jepet inkurajim që të vazhdohet në rrugën drejt integrimit në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë se me çfarë të krenohen në këtë samit”, theksoi ai. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet pranë 87 USD - Investitorët presin marrëveshjen e BE për çmimet e naftës ruse
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e fundit të javës, pas dy ditësh me radhë në rritje. Megjithatë, çmimet po gjejnë një mbështetje nga dobësimi i......

Euro ngjitet në mbi 1.05 dollarë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimi në SHBA për nëntorin
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, deklaroi se banka qëndrore do të......

Dollari amerikan e mbyll javën negativisht ndërsa Paundi mbetet në ‘podium’!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie nga rikuperimi i në ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 110.6......

Hiqen “pengesat” për marrje borxhi në tregjet e huaja - Ibrahimaj: Thjeshtojmë procedurën kur kërkohet reagim i shpejtë
Qeveria shqiptare ka thjeshtuar procedurën që duhet të ndjekë për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë fakultative detyrimin që të merret edhe......

Shpallet fituesi i tenderit të teatrit - ODA “ngre” flamurin e kuq: U skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në garë
Bashkia e Tiranës ka shpallur kompanitë fituese për ndërtimin e Godinës së Teatrit Kombëtar, pas shembjes së kontestuar së godinës historike. Me një ofertë......

Konfirmohet shpërblimi për pensionistët - Nuk njoftohet vendim për punonjësit e administratës publike!
Edhe këtë fundvit qeveria shqiptare ka rikonfirmuar shpërblimin 5 mijë lekë për pensionistët me rastin e fundvitit. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, ata që......

Më pak orë furnizim me ujë! - Strategjia e re ul objektivët, pavarësisht reformës që synonte të kundërtën
Strategjia e re për zhvillimin e sektorit të ujësjellës - kanalizimeve ka ulur objektivat për zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të furnizimit......

“Lojrat e fatit tatohen pa ligj”! - Braçe: S’mund të vendoset normë tatimore në padije, sillni draftin në komision
Pa miratimit në parlament të buxhetit 2023 dhe një pjese të ligjeve fiskale, Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e ligjit mbi të ardhurat, i cili sërish......