Bota Postuar më 2 Dhjetor 2022, 10:03

Nafta tregtohet pranë 87 USD - Investitorët presin marrëveshjen e BE për çmimet e naftës ruse

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet pranë 87 USD - Investitorët presin marrëveshjen e

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e fundit të javës, pas dy ditësh me radhë në rritje. Megjithatë, çmimet po gjejnë një mbështetje nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 në Kinë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi. Dollari amerikan, që ka një raport të zhdrejtë me naftën, po qëndron në nivelin më të ulët në 16 javët e fundit.

Megjithatë, monedha amerikane gjeti një mbështetje nga të dhënat mbi shpenzimet konsumatore në SHBA që u rritën në mënyrë solide, gjatë tetorit. Të dyja kontratat pritet të publikojnë fitimet e para javore, pas tre javësh me radhë në rënie. Investitorët janë të fokusuar edhe te bisedimet e Bashkimit Europian për të vendosur një tavan mbi çmimet e naftës ruse. Sipas informacioneve, unioni po negocion një çmim tavan prej 60 dollarë për fuçi, nga 65-70 dollarë që propozuan vendet e G7-ës.

Të gjitha qeveritë e Bashkimin Europian duhet ta miratojnë marrëveshjen dhe afati i fundit është dita e sotme. Polonia ka kërkuar që ky tavan të jetë sa më i ulët dhe nuk ka konfirmuar ende nëse do ta mbështesë këtë marrëveshje.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat