Shpallet fituesi i tenderit të teatrit - ODA “ngre” flamurin e kuq: U skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në garë

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompanitë fituese për ndërtimin e Godinës së Teatrit Kombëtar, pas shembjes së kontestuar së godinës historike. Me një ofertë prej 1,840,784,139.32 lekë, pa TVSH fitues është shappllur bashkimi i kompanive ”Agi Kons” dhe “BE-IS”, ndërkohë që të gjithë operatorët e tjerë pjesëmarrës në garë u skualifikuan.
Për këtë arsye sistemi i Open Data Albania “ka ngritur” flamurin e kuq, që nënkupton klasifikimin e tenderit me risk për korrupsion apo moszbatim të procedurave ligjore. Në garë morën pjesë 6 kompani, por 2 prej tyre nuk paraqitën ofertë financiare, ndërkohë që të paktën 1 tjetër paraqiti ofertë më të ulët se ajo fituese. Ndërkaq, oferta fituese është sa 99.2% e fondit limit të vënë në dispozicion për këtë procedurë prokurimit, mbi kufirin e lartë monetar.
Tenderi për fazën Godinën e Teatrit Kombëtar – Faza I u hap në datën 4 tetor të këtij viti, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit, kohëzgjatja e punimeve të fazës së parë parashikohet të jetë 27 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Teatri Kombëatr u shemb nga INUV në datën 17 maj të vitit 2020, pas një beteje të gjatë mes qeverisë dhe artistëve e qytetarëve, që kërkonin rehabilitimine godinës ekzistuese. Teatri do të pozicionohet në të njëjtën vendoddhje, si godina historike por gjatë diksutimeve të ligjit special, që kaloi në Kuvend për ndërtimin e teatrit të ri u deklarua se në funksion të tij do të ketë 9000 m katror tokë, nga 1126 m që ka aktualisht.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Konfirmohet shpërblimi për pensionistët - Nuk njoftohet vendim për punonjësit e administratës publike!
Edhe këtë fundvit qeveria shqiptare ka rikonfirmuar shpërblimin 5 mijë lekë për pensionistët me rastin e fundvitit. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, ata që......

Më pak orë furnizim me ujë! - Strategjia e re ul objektivët, pavarësisht reformës që synonte të kundërtën
Strategjia e re për zhvillimin e sektorit të ujësjellës - kanalizimeve ka ulur objektivat për zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të furnizimit......

“Lojrat e fatit tatohen pa ligj”! - Braçe: S’mund të vendoset normë tatimore në padije, sillni draftin në komision
Pa miratimit në parlament të buxhetit 2023 dhe një pjese të ligjeve fiskale, Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e ligjit mbi të ardhurat, i cili sërish......

Jack Ma, miliarderi i Alibaba, u zhduk nga publiku në vitin 2020 – Financial Times raporton: Ndodhet në Tokio!
Dikur një nga biznesmenët më të pasur të Kinës, Jack Ma, themeluesi i Alibaba Group, u zhduk kryesisht nga publiku dy vjet më parë pas një përplasjeje me......

Kriza kthen biznesin e mesëm te kreditë për rroga e shpenzime - Raporti, “shkëlqejnë” kompanitë e mëdha, në vështirësi mesataret, dyfishuan huatë
Kriza e ccmimeve dhe rritja e kostove kanë kthyer biznesin e mesëm te kredia për mbulimin e shpenzimeve të ditës, sicc janë pagat e shpenzimet......

Rriten depozitat bankare për të tretin muaj radhazi - Arrijnë në 1.28 trilionë lekë, rreth 16.6 mld lekë më shumë se shtatori
Sipas shifrave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, depozitat në sektorin bankar gjatë tetorit janë rritur. Pas tkurrjes së korrikut, tetori rezulton muaji i......

Fuqia e shkrirjes po 'i afrohet' realitetit falë një zbulimi të fushës magnetike!
Fuqia e shkrirjes mund të jetë një perspektivë më realiste sesa mendoni. Siç raporton Motherboard, studiuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore të......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Tregjet presin punësimin në SHBA dhe tregtinë e jashme në Gjermani
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, ndërsa po monitorojnë nga......