Rriten depozitat bankare për të tretin muaj radhazi - Arrijnë në 1.28 trilionë lekë, rreth 16.6 mld lekë më shumë se shtatori

Sipas shifrave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, depozitat në sektorin bankar gjatë tetorit janë rritur. Pas tkurrjes së korrikut, tetori rezulton muaji i tretë me radhë me treguesin në zgjerim. Kështu, gjatë muajit të 10-të të vitit, depozitat në paranë e gjerë janë ngjitur në rreth 1.28 trilionë lekë, në rritje me vetëm 1.31% krahasuar me shtatorin, ose me rreth 16.6 miliardë lekë në terma absolut.
Përsa i përket tendencës së valutës, depozitat në lekë janë rritur krahasuar me shtatorin, duke u ngjitur në 544.96 miliardë lekë, nga 541.84 miliardë që ishin gjatë shtatorit. Ndryshe nga muaji i kaluar, edhe depozitat në valutë kanë pësuar rritje, pranë 735.93 miliardë lekëve, nga 722.48 miliardë lekë që ishin muajin paraardhës.
Nga ana tjetër, indikatori M1 i agregatëve monetarë, që përfshin paranë jashtë bankave dhe llogaritë pa afat të rezidentëve jo banka, pra që tregon paranë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve është rritur gjatë tetorit, pranë 715 miliardë lekëve, nga rreth 709 miliardë lekë që ishte gjatë shtatorit. Edhe agregatët e tjerë monetarë që masin paranë në qarkullim, ai M2 dhe M3 por edhe ai i parasë së gjerë kanë regjistruar rritje gjatë tetorit.
Të tjera të dhëna zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se indikatori i parasë jashtë bankave është rritur pranë rreth 375 miliardë lekëve gjatë tetorit, nga 373 miliardë lekë që ishte në shtator, duke u rritur me rreth 0.66% apo 2.4 milairdë lekë.
Këto shifra tregojnë se, ndryshe nga shtatori, kur paraja në banka zgjerohej por agregatët monetarë pësonin rënie, gjatë tetorit, të gjithë treguesit janë me rritje, çka sinjalizon se nuk është rritur vetëm paraja e depozituar në banka, por edhe ajo në qarkullim dhe dispozicion.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Fuqia e shkrirjes po 'i afrohet' realitetit falë një zbulimi të fushës magnetike!
Fuqia e shkrirjes mund të jetë një perspektivë më realiste sesa mendoni. Siç raporton Motherboard, studiuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore të......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Tregjet presin punësimin në SHBA dhe tregtinë e jashme në Gjermani
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, ndërsa po monitorojnë nga......

BE me propozim të ri për paketimin e produkteve - Kompanitë e ushqimit dhe pijeve, shkelësit më të keq për ndotjen plastike
Një propozim i ri i ligjit të BE-së për paketimin ka ngjallur shqetësime të mëdha në industrinë ushqimore të BE-së, të cilët paralajmërojnë se është i......

Borrell: BE ka ngrirë 300 miliardë fonde ruse, tani është koha për sekuestrim"!
Brukseli dëshiron të përdorë asetet e ngrira të bankës qendrore të Rusisë për të gjeneruar fitime që mund të përdoren në rindërtimin e Ukrainës, pasi......

Musk premton të shpëtojë njerëzimin! - Brenda 6 muajsh një çip do të instalohet në trurin e njeriut!
Elon Musk deklaroi se një pajisje me valë, e zhvilluar nga kompania e tij e çipave të trurit ‘Neuralink’, pritet të fillojë provat klinike tek njerëzit brenda......

Rama takoi miliarderin e Crypto-ve, nisin teoritë konspirative - Eni Shtini: Erdhi në Shqipëri pasi vizitoi Greqinë e Qipron, uroj t’i ketë kërkuar asistencë
Takimi i Kryeministrit Edi Rama me Changpeng Zhao kreun e kompanisë më të madhe të monedhave digjitale në botë ‘Binance’, ka nxitur shumë diskutime në......

Një laik për financat e Vatikanit - Papa Françesku për herë të parë zgjedh një laik për postin
Një ndryshim i papritur në postin drejtues të financave në Vatikan. Atë Juan Antonio Guerrero Alves, jezuit spanjoll u largua me vullnet të lirë nga detyra e......

Rritet çmimi i pronave në Greqi - Rimëkëmbja e çmimeve u konfirmua në tremujorin e tretë
Një rimëkëmbje në tregun e pasurive të paluajtshme në Greqi rriti çmimet e pronave në vend gjatë tremujorit të tretë. Kjo në një moment që ekonomia vazhdou të......