Musk premton të shpëtojë njerëzimin! - Brenda 6 muajsh një çip do të instalohet në trurin e njeriut!

Elon Musk deklaroi se një pajisje me valë, e zhvilluar nga kompania e tij e çipave të trurit ‘Neuralink’, pritet të fillojë provat klinike tek njerëzit brenda gjashtë muajve.
Kompania po zhvillon lloje të çipave të trurit që pretendohet se do t’u mundësojnë pacientëve me aftësi të kufizuar që të lëvizin dhe të komunikojnë përsëri. Me bazë në Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe Austin, Teksas, Neuralink vitet e fundit ka kryer teste te kafshët ndërsa kërkon miratimin për të filluar provat klinike te njerëzit.
Gjatë një deklarate për mediat Musk u shpreh se është punuar shumë për të bërë gjithçka gati për njeriun e parë që do të jetë pjesë e testimit, dhe se padyshim duhet jashtëzakonisht shumë kujdes dhe siguri që çdo gjë do të funksionojë mirë.
Testi i parë ishte planifikuar të zhvillohej fillimisht në datën 31 tetor të këtij viti, por Musk e shtyu atë pa dhënë një arsye. Prezantimi i fundit publik i Neuralink, më shumë se një vit më parë, përfshinte një majmun me një çip në tru, që luante një lojë kompjuterike duke menduar në mënyrë të pavarur. Musk është i njohur për objektiva të tilla si kolonizimi i Marsit dhe shpëtimi i njerëzimit. Ambiciet e tij për Neuralink, të cilin ai e zhvilloi në vitin 2016, janë të së njëjtës madhësi. Ai dëshiron të zhvillojë një çip që do të lejojë trurin të kontrollojë pajisjet komplekse elektronike dhe përfundimisht të lejojë njerëzit me paralizë të rifitojnë funksionin motorik dhe të trajtojnë sëmundjet e trurit si Parkinson, çmenduri dhe Alzheimer. Ai gjithashtu fsynon bashkimin e trurit me inteligjencën artificiale.
Musk tha në një prezantim të vitit 2019 se ai synonte të merrte miratimin rregullator deri në fund të vitit 2020- ës. Më pas ai tha në një konferencë në fund të 2021-shit se shpresonte të fillonte provat njerëzore këtë vit.
Neuralink nuk ka arritur në mënyrë të përsëritur afatet e brendshme për të marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – FDA - për të filluar provat tek njerëzit. Musk iu afrua konkurrentit Synchron në fillim të këtij viti për një investim të mundshëm pasi ai shprehu zhgënjimin ndaj punonjësve të Neuralink për përparimin e tyre të ngadaltë.
Synchron përjetoi një moment historik të madh në korrik duke implantuar pajisjen e tij në një pacient në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë. Ai mori lejen rregullatore të SHBA për provat njerëzore në 2021 dhe ka përfunduar studimet në katër persona në Australi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rama takoi miliarderin e Crypto-ve, nisin teoritë konspirative - Eni Shtini: Erdhi në Shqipëri pasi vizitoi Greqinë e Qipron, uroj t’i ketë kërkuar asistencë
Takimi i Kryeministrit Edi Rama me Changpeng Zhao kreun e kompanisë më të madhe të monedhave digjitale në botë ‘Binance’, ka nxitur shumë diskutime në......

Një laik për financat e Vatikanit - Papa Françesku për herë të parë zgjedh një laik për postin
Një ndryshim i papritur në postin drejtues të financave në Vatikan. Atë Juan Antonio Guerrero Alves, jezuit spanjoll u largua me vullnet të lirë nga detyra e......

Rritet çmimi i pronave në Greqi - Rimëkëmbja e çmimeve u konfirmua në tremujorin e tretë
Një rimëkëmbje në tregun e pasurive të paluajtshme në Greqi rriti çmimet e pronave në vend gjatë tremujorit të tretë. Kjo në një moment që ekonomia vazhdou të......

Britanikët paguhen që të kursejnë energji - Kompania energjetike British Gas shpërblen 100 mijë klientë
British Gas do të paguajë klientët e saj për të reduktuar sasinë e energjisë që ata përdorin gjatë orëve të pikut për të ndihmuar zbutjen e presionit nga......

Të gjitha ambalazhet të riciklueshme brenda 2030 - Vendet anëtare të BE duhet të reduktojnë mbetjet e paketimeve
Komisioni Europian propozoi rregulla të reja për të reduktuar mbetjet e paketimit përmes rritjes së përmbajtjes së ricikluar në shishet e pijeve plastike, por......

Kryetari i Fed Powell: Rritjet më të vogla të normave të interesit mund të fillojnë në dhjetor!
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, konfirmoi të mërkurën mbrëma se rritje më të vogla të normave të interesit ka të ngjarë të ndodhin përpara, edhe......

Ky vend mund të bëhet ekonomia e tretë më e madhe deri në vitin 2030, duke kaluar Japoninë dhe Gjermaninë!
India është e vendosur të kapërcejë Japoninë dhe Gjermaninë për t'u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë, sipas S&P Global dhe Morgan......

The government fails with the tax on dairy products - Businesses were damaged, and it is now proposed to remove the tax for whey and cream milk
The government has withdrawn the "experiment" of imposing a tax on milk whey and milk cream. On the same day that the 2023 budget and a portion of the fiscal......