Të gjitha ambalazhet të riciklueshme brenda 2030 - Vendet anëtare të BE duhet të reduktojnë mbetjet e paketimeve

Komisioni Europian propozoi rregulla të reja për të reduktuar mbetjet e paketimit përmes rritjes së përmbajtjes së ricikluar në shishet e pijeve plastike, por dhe nëpërmjet objektivave për ripërdorimin gotave të letrës për kafen dhe materialeve të përdorura për dërgesat në internet.
Sipas propozimit, të 27 vendeve anëtare të BE-së do t'u kërkohet të reduktojnë mbetjet e paketimit me 5% për frymë deri në vitin 2030 dhe 15% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e 2018-ës. Paketimi aktualisht përbën 36% të mbetjeve të ngurta.
Komisioni tha se mbetjet e paketimit, veçanërisht plastika, do të vazhdonin të rriteshin nëse nuk ndërmerren veprime, duke rritur emetimet e gazeve serrë dhe duke rrezikuar kështu objektivin e BE-së për emetimet neto zero deri në vitin 2050.
Propozimi, i cili ende mund të ndryshohet, mbështet objektivat e riciklimit prej 65% deri në vitin 2025 dhe 70% deri në vitin 2030 nga përditësimi i fundit i direktivës në 2018-ën, me objektiva specifikë për materialet e paketimit.
Të gjitha ambalazhet do të duhet që deri në vitin 2030 të projektohen në mënyrë që të mund të riciklohen dhe prodhuesit duhet të sigurojnë që në realitet të jenë të riciklueshme deri në vitin 2035.
Propozimi, i cili do të ketë nevojë për miratim nga Parlamenti Europian dhe qeveritë e BE-së për t'u bërë ligj, përcakton rregulla specifike për plastikën, për të cilën një zyrtar i BE-së tha se riciklimi nuk ishte në të njëjtin nivel me letrën, metalet dhe qelqin.
Legjislacioni i planifikuar propozon objektiva minimale për përmbajtjen e ricikluar në ambalazhet plastike, të tilla si 30% për shishet e pijeve deri në vitin 2030 dhe 65% deri në vitin 2040.
Komisioni po propozon gjithashtu heqjen graduale të artikujve plastikë njëpërdorimësh si çantat dhe rrjetat që përdoren për ushqime në dyqane dhe kafene por dhe shishet e vogla të shampove që gjenden në hotele.
Vendeve nëtare të BE-së do t'u kërkohet gjithashtu të kenë sisteme të kthimit të depozitave për shishet dhe kanaçet plastike. Propozimi parashtron gjithashtu objektiva minimale për ripërdorimin e paketimit, të tilla si 20% e filxhanëve të letrës deri në vitin 2030 dhe 80% deri në vitin 2040; si dhe respektivisht 10% dhe 50% për paketimin e përdorur në blerjet online.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kryetari i Fed Powell: Rritjet më të vogla të normave të interesit mund të fillojnë në dhjetor!
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, konfirmoi të mërkurën mbrëma se rritje më të vogla të normave të interesit ka të ngjarë të ndodhin përpara, edhe......

Ky vend mund të bëhet ekonomia e tretë më e madhe deri në vitin 2030, duke kaluar Japoninë dhe Gjermaninë!
India është e vendosur të kapërcejë Japoninë dhe Gjermaninë për t'u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë, sipas S&P Global dhe Morgan......

The government fails with the tax on dairy products - Businesses were damaged, and it is now proposed to remove the tax for whey and cream milk
The government has withdrawn the "experiment" of imposing a tax on milk whey and milk cream. On the same day that the 2023 budget and a portion of the fiscal......

Gjermania dhe Norvegjia shpallin planin për të mbrojtur më mirë infrastrukturën detare!
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Norvegjisë nisën një plan të mërkurën për të mbrojtur më mirë infrastrukturën detare brenda NATO-s. “Ne e marrim shumë seriozisht......

FED rrëzon dollarin amerikan - Powell sinjalizon se rritja e interesave do të ngadalësohet në dhjetor
Dollari amerikan ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se banka qëndrore mund të fillojë......

Nafta, pranë 87 dollarë për fuçi - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA dhe nga “hapja” e Kinës
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por u rrit ndjeshëm gjatë sesionit të kaluar amerikan dhe aziatik. Çmimet po mbështeten nga pritshmëritë se......

Çfarë pritet nga vizita e Presidentit gjerman në Shqipëri?!
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i......

Si vizita e Macron në SHBA mund të theksojë unitetin europian!
Këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë ka një program nderi për vizitën e parë shtetërore zyrtare të një presidenti të huaj që kur Joe Biden ka marrë postin në......