Çfarë pritet nga vizita e Presidentit gjerman në Shqipëri?!

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, pas vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.
Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces. Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme.
Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjimi ndaj BE-së.
Në raportin e progresit në tetor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake. Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.
Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Është parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Presidenti gjerman Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.
E . S / SCAN
Sondazh

Si vizita e Macron në SHBA mund të theksojë unitetin europian!
Këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë ka një program nderi për vizitën e parë shtetërore zyrtare të një presidenti të huaj që kur Joe Biden ka marrë postin në......

Dollari amerikan ‘rrëzohet’ sërish ndërsa Paundi britanik rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 111.5 lekë dhe është shitur me 113 lekë sipas kursit......

BQE: Bitcoin është drejt 'rrugës së parëndësisë'
Banka Qendrore Europiane dha një kritikë të fortë për bitcoin të mërkurën, duke thënë se kriptomonedha është në një “rrugë drejt parëndësisë”. Në një postim në......

Elon Musk: Fed duhet të ulë normat ‘menjëherë’ për të ndaluar një recesion të rëndë!
Elon Musk mendon se një recesion po vjen dhe shqetësohet se përpjekjet e Rezervës Federale për të ulur inflacionin mund ta përkeqësojnë atë. Në një postim në......

BE në diskutime që qytetarët e Kosovës të hyjnë në bllok pa viza!
Bashkimi Europian ka lëvizur një hap më afër për të lejuar mbajtësit e pasaportave të Kosovës të hyjnë në bllok pa kërkesa për viza. Sipas projektligjeve,......

Dy milionë monedha të reja europiane - Estonia fut në qarkullim 2 euro-shin e ri për të mbështetur Ukrainën!
Banka e Estonisë po emeton dy milionë monedha 2 euro me një dizajn të veçantë në mbështetje të Ukrainës, të cilat do t'u dërgohen bankave dhe shitësve me......

Brukseli rekomandon ngrirjen e 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Hungarinë!
Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën që 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së t'i ndaloheshin Hungarisë mbi shqetësimet për sundimin e ligjit. Budapesti......

Skandali i publikimit të pagave, gjobë 25 mijë euro Tatimeve - Hetimi i komisionerit i shpall fajtorë për të dhënat e 637 mijë shqiptarëve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shpallur “fajtore” kryesore për skandalin e rrjedhjes së pagave dhe të të dhënave personale të 637 mijë qytetarëve......