Dy milionë monedha të reja europiane - Estonia fut në qarkullim 2 euro-shin e ri për të mbështetur Ukrainën!
Banka e Estonisë po emeton dy milionë monedha 2 euro me një dizajn të veçantë në mbështetje të Ukrainës, të cilat do t'u dërgohen bankave dhe shitësve me pakicë dhe do të hyjnë në qarkullim.
Monedha gjithashtu mund të blihet si një produkt përkujtimor dhe të ardhurat do të mbështesin Ukrainën.
"Kjo monedhë u kujton njerëzve se liria është vlera më e lartë dhe ajo ka një çmim shumë të lartë," tha Guvernatori i Eesti Pank Madis Müller.
"Ukraina aktualisht po lufton me një luftë me koston e jetës së njerëzve të saj për vlerat e përbashkëta të hapësirës kulturore europiane dhe na takon ne të vazhdojmë t'i mbështesim ata në këtë,"
shtoi ai.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas shkroi në Twitter se monedhat e reja "do të jenë një kujtesë e përditshme e luftës së Ukrainës për liri dhe të ardhmen e saj në BE".
Monedha e re prej dy euro përmban fjalët Slava Ukraini dhe tregon një vajzë që mbron një zog në dorë, si një simbol i butësisë; dhe dizajni përmban gjithashtu një kalli gruri.
Monedha ishte dizajnuar Daria Titova, e cila erdhi në Estoni si refugjate nga Kharkiv. Ajo studion në Akademinë e Arteve të Estonisë. Gjithsej 2,000,000 monedha janë prerë nga Minti i Finlandës.
Edel Strazimiri / SCAN

Brukseli rekomandon ngrirjen e 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Hungarinë!
Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën që 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së t'i ndaloheshin Hungarisë mbi shqetësimet për sundimin e ligjit. Budapesti......

Skandali i publikimit të pagave, gjobë 25 mijë euro Tatimeve - Hetimi i komisionerit i shpall fajtorë për të dhënat e 637 mijë shqiptarëve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shpallur “fajtore” kryesore për skandalin e rrjedhjes së pagave dhe të të dhënave personale të 637 mijë qytetarëve......

Përmbytjet, fatkeqësi e shkaktuar nga keqmenaxhimi - Lumi Drin rrezikon fshatin, administratori i gurit të zi: Prej 8 vitesh kërkojmë ngritjen e argjinaturës
Si çdo vit që ka përmbytje në vendin tonë, debati politik intensifikohet kur vjen puna tek pagesa e dëmeve. Administratori i Gurit të Zi Pjerin Marku ka......

70 milionë dollarë shkelje me tenderat, Bashkitë “kampione” - Raporti i KLSH: Dëmi më i madh nga KESH, probleme me përzgjedhjet e fituesve
Gjatë audtimeve të kryera përgjatë këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të shumta në procedurat e prokurimit të institucioneve publike.......

Holandezët, të parët për tregtinë online - Sondazhi europian i Pay-Pal, 78% e konsumatorëve blejnë të paktën një herë në javë
Rreth 78% e konsumatorëve në Holandë blejnë online të paktën një herë në javë. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh I shërbimit të njohur të pagesave......

BQE paralajmëron humbje për shkak të inflacionit - Por, edhe për pagesën e printimit të parave për një dekadë
Banka Qendrore Europiane paralajmëroi për humbje të mundshme në një kohë që inflacioni i lartë e detyron atë të rrisë normat e interesit dhe të paguajë faturën......

Deputetët italianë i “dhurojnë” vetes 5.500 euro - Bonusi për të blerë telefona, tabletë, kufje dhe aksesorë
Një shumë prej 5.500 eurosh, dhuratë për festat e fundvitit, por vetëm për deputetët italianë. Në një kohë që qeveria në Itali merr masat për të ndihmuar......

Rritja globale ngadalësohet me 2% në 2023 - Eurozona dhe Britania do të bien në recesion
Banka e investimeve globale dhe shërbimet financiare - Citigroup – parashikoi se rritja globale do të ngaldalësohet nën 2% vitin e ardhshëm. Kjo mbështet......