Nafta, pranë 87 dollarë për fuçi - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA dhe nga “hapja” e Kinës

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por u rrit ndjeshëm gjatë sesionit të kaluar amerikan dhe aziatik. Çmimet po mbështeten nga pritshmëritë se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm nga Kina, për shkak se autoritetet po vlerësojnë lehtësimin e kufizimeve kundër Covid-19. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Disa provinca të mëdha kineze njoftuan lehtësimin e masave kundër Covid-19 por edhe rënie të numrit të infektimeve.
Megjithatë, aktiviteti i biznesit në Kinë ra më tej gjatë nëntorit, duke shtuar frikën për një ngadalësim gjatë vitit të ardhshëm. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto ranë me 13 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, rënia me e madhe që nga viti 2019.
Në anën tjetër, sipas të dhënave të Administratës për Informimin mbi Energjinë, prodhimi i naftës bruto në SHBA kaloi 12 milionë fuçi në ditë, niveli më i lartë që përpara periudhës së pandemisë. Në fokus të tregjeve do të jetë edhe takimi i OPEC+, që zhvillohet më 4 dhjetor, ku do të përcaktohen politikat e prodhimit për të ardhmen.
SCAN
Sondazh

Çfarë pritet nga vizita e Presidentit gjerman në Shqipëri?!
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i......

Si vizita e Macron në SHBA mund të theksojë unitetin europian!
Këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë ka një program nderi për vizitën e parë shtetërore zyrtare të një presidenti të huaj që kur Joe Biden ka marrë postin në......

Dollari amerikan ‘rrëzohet’ sërish ndërsa Paundi britanik rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 111.5 lekë dhe është shitur me 113 lekë sipas kursit......

BQE: Bitcoin është drejt 'rrugës së parëndësisë'
Banka Qendrore Europiane dha një kritikë të fortë për bitcoin të mërkurën, duke thënë se kriptomonedha është në një “rrugë drejt parëndësisë”. Në një postim në......

Elon Musk: Fed duhet të ulë normat ‘menjëherë’ për të ndaluar një recesion të rëndë!
Elon Musk mendon se një recesion po vjen dhe shqetësohet se përpjekjet e Rezervës Federale për të ulur inflacionin mund ta përkeqësojnë atë. Në një postim në......

BE në diskutime që qytetarët e Kosovës të hyjnë në bllok pa viza!
Bashkimi Europian ka lëvizur një hap më afër për të lejuar mbajtësit e pasaportave të Kosovës të hyjnë në bllok pa kërkesa për viza. Sipas projektligjeve,......

Dy milionë monedha të reja europiane - Estonia fut në qarkullim 2 euro-shin e ri për të mbështetur Ukrainën!
Banka e Estonisë po emeton dy milionë monedha 2 euro me një dizajn të veçantë në mbështetje të Ukrainës, të cilat do t'u dërgohen bankave dhe shitësve me......

Brukseli rekomandon ngrirjen e 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Hungarinë!
Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën që 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së t'i ndaloheshin Hungarisë mbi shqetësimet për sundimin e ligjit. Budapesti......