Britanikët paguhen që të kursejnë energji - Kompania energjetike British Gas shpërblen 100 mijë klientë

British Gas do të paguajë klientët e saj për të reduktuar sasinë e energjisë që ata përdorin gjatë orëve të pikut për të ndihmuar zbutjen e presionit nga rrjeti. Furnizuesi më i madh i energjisë në Britani u shpreh se shpresonte që 100 mijë klientë do të regjistroheshin në këtë nismë. Kjo është kompania më e fundit dhe më e madhe që bëhet pjesë e kësaj skeme e cila drejtohet nga National Grid.
Por gjithësesi ambiciet e saj për numrin e klientëve që marrin pjesë janë më të ulëta se “Octopus Energy” e cila deri më tani ka regjistruar më shumë se 400 mijë klientë në versionin e saj të kësaj skeme. Ndërkohë klientëve të cilët janë pajisur me matës inteligjentë do iu dërgohen e-mail-e duke i pyetur nëse duan të jenë pjesë e kësaj nisme. Sipas drejtuesve të kompanisë, rrjeti elektrik aktualisht po përballet me presion të shtuar dhe teknologjia inteligjente luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kërkesës maksimale.
Kjo ndihmë në menaxhimin e kërkesës për energji elektrike për banesa ka shumë mundësi që të bëhet një tipar kryesor i tregut në vitet në vijim. Sipas skemës, familjet do të paguhen rreth 5 dollarë për çdo njësi të energjisë elektrike që kursehet në orare të caktuara. Familjeve do iu dërgohet një mesazh brenda orës 18.00 të një dite më parë për t’i vënë në dijeni se kur duhet të fikin furrat dhe televizorët dhe të bëjnë një shëtitje një orëshe. Më pas ata mund të kthehen dhe të përdorin energjinë elektrike si zakonisht. Për një familje kjo nënkupton së pajisjet elektroshtëpiake do të ndizen në orare të caktuara, dhe jo që të hiqen nga përdorimi. Pra nëse një familje pranon të ndezë furrën një orë më vonë do të paguhet 5 dollarë.
Nëse rrjeti është në gjendje t'u kërkojë njerëzve të reduktojnë konsumin e tyre gjatë orëve të caktuara, ai nuk do të ketë nevojë të paguajë shuma të tepruara për energji elektrike nga burime të tjera, si Franca.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Të gjitha ambalazhet të riciklueshme brenda 2030 - Vendet anëtare të BE duhet të reduktojnë mbetjet e paketimeve
Komisioni Europian propozoi rregulla të reja për të reduktuar mbetjet e paketimit përmes rritjes së përmbajtjes së ricikluar në shishet e pijeve plastike, por......

Kryetari i Fed Powell: Rritjet më të vogla të normave të interesit mund të fillojnë në dhjetor!
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, konfirmoi të mërkurën mbrëma se rritje më të vogla të normave të interesit ka të ngjarë të ndodhin përpara, edhe......

Ky vend mund të bëhet ekonomia e tretë më e madhe deri në vitin 2030, duke kaluar Japoninë dhe Gjermaninë!
India është e vendosur të kapërcejë Japoninë dhe Gjermaninë për t'u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë, sipas S&P Global dhe Morgan......

The government fails with the tax on dairy products - Businesses were damaged, and it is now proposed to remove the tax for whey and cream milk
The government has withdrawn the "experiment" of imposing a tax on milk whey and milk cream. On the same day that the 2023 budget and a portion of the fiscal......

Gjermania dhe Norvegjia shpallin planin për të mbrojtur më mirë infrastrukturën detare!
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Norvegjisë nisën një plan të mërkurën për të mbrojtur më mirë infrastrukturën detare brenda NATO-s. “Ne e marrim shumë seriozisht......

FED rrëzon dollarin amerikan - Powell sinjalizon se rritja e interesave do të ngadalësohet në dhjetor
Dollari amerikan ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se banka qëndrore mund të fillojë......

Nafta, pranë 87 dollarë për fuçi - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA dhe nga “hapja” e Kinës
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por u rrit ndjeshëm gjatë sesionit të kaluar amerikan dhe aziatik. Çmimet po mbështeten nga pritshmëritë se......

Çfarë pritet nga vizita e Presidentit gjerman në Shqipëri?!
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i......