Euro ngjitet në mbi 1.05 dollarë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimi në SHBA për nëntorin

Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, deklaroi se banka qëndrore do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave, në takimin e këtij muaji. Për këtë arsye, dollari realizoi humbjet më të mëdha mujore që nga viti 2010.
Megjithatë, Powell shtoi se lufta kundër inflacionit është ende shumë larg fundit, ndërsa ka paqartësi të mëdha. Tashmë, analistët presin që Rezerva Federale të rrisë me 50 pikë bazë normën bazë të interesit në takimin e 13 dhe 14 dhjetorit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare ra nga niveli më i lartë në 20-vitet e fundit prej 114.8, të regjistruar më 28 shtator, në rreth 105 ditën e sotme, niveli më i ulët në 16 javët e fundit.
Gjatë muajit nëntor, ndërkohë, dollari ka humbur 5.1% të vlerës, performanca më e dobët mujore që nga shtatori i vitit 2010. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi punësimin në SHBA për muajin nëntor, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Analistët parashikojnë se ekonomia amerikane do të ketë krijuar edhe 200 mijë vende të reja pune muajin e kaluar, nga 260 mijë që u krijuan në tetor. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm pranë 17 mijë dollarëve, niveli më i lartë në 2 javët e fundit. Ethereum po tregtohet në rreth 1280 dollarë.
SCAN
Sondazh

Dollari amerikan e mbyll javën negativisht ndërsa Paundi mbetet në ‘podium’!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie nga rikuperimi i në ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 110.6......

Hiqen “pengesat” për marrje borxhi në tregjet e huaja - Ibrahimaj: Thjeshtojmë procedurën kur kërkohet reagim i shpejtë
Qeveria shqiptare ka thjeshtuar procedurën që duhet të ndjekë për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë fakultative detyrimin që të merret edhe......

Shpallet fituesi i tenderit të teatrit - ODA “ngre” flamurin e kuq: U skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në garë
Bashkia e Tiranës ka shpallur kompanitë fituese për ndërtimin e Godinës së Teatrit Kombëtar, pas shembjes së kontestuar së godinës historike. Me një ofertë......

Konfirmohet shpërblimi për pensionistët - Nuk njoftohet vendim për punonjësit e administratës publike!
Edhe këtë fundvit qeveria shqiptare ka rikonfirmuar shpërblimin 5 mijë lekë për pensionistët me rastin e fundvitit. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, ata që......

Më pak orë furnizim me ujë! - Strategjia e re ul objektivët, pavarësisht reformës që synonte të kundërtën
Strategjia e re për zhvillimin e sektorit të ujësjellës - kanalizimeve ka ulur objektivat për zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të furnizimit......

“Lojrat e fatit tatohen pa ligj”! - Braçe: S’mund të vendoset normë tatimore në padije, sillni draftin në komision
Pa miratimit në parlament të buxhetit 2023 dhe një pjese të ligjeve fiskale, Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e ligjit mbi të ardhurat, i cili sërish......

Jack Ma, miliarderi i Alibaba, u zhduk nga publiku në vitin 2020 – Financial Times raporton: Ndodhet në Tokio!
Dikur një nga biznesmenët më të pasur të Kinës, Jack Ma, themeluesi i Alibaba Group, u zhduk kryesisht nga publiku dy vjet më parë pas një përplasjeje me......

Kriza kthen biznesin e mesëm te kreditë për rroga e shpenzime - Raporti, “shkëlqejnë” kompanitë e mëdha, në vështirësi mesataret, dyfishuan huatë
Kriza e ccmimeve dhe rritja e kostove kanë kthyer biznesin e mesëm te kredia për mbulimin e shpenzimeve të ditës, sicc janë pagat e shpenzimet......