Shqipëria Postuar më 1 Dhjetor 2022, 15:23

Hiqen “pengesat” për marrje borxhi në tregjet e huaja - Ibrahimaj: Thjeshtojmë procedurën kur kërkohet reagim i shpejtë

Nga SCAN TV
Hiqen “pengesat” për marrje borxhi në tregjet e huaja -

Qeveria shqiptare ka thjeshtuar procedurën që duhet të ndjekë për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë fakultative detyrimin që të merret edhe miratimi i parlamentit ne raste emergjente.

Gjatë prezantimit të projektligjit për huamarrjen shtetërore, në Komisionin e Ekomonisë, Ministrja  eFinancave Delina Ibrahimaj bëri me dije risitë, që prekin edhe ligjin mbi të ardhurat, për të cilat ka pasur rezerva nga ana e opozitës.

Ndryshimet në ligj parashikojnë gjithashtu rregullimin e skemës së garancive shtetërore, sa i takon ndjekjes së rikuperimit të vleres së detyrimit që paaguhet nga Ministria e Financave kuader të këtyre skemave si dhe ndjekjen epër kthimin e borxheve të ujsjellësave dhe bashkive.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat