Çmimet e naftës mund të ulen sërish - OPEC+ paralajmëron për reduktim të prodhimit

OPEC+ pritet të realizojë objektivin e tij për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, në një vendim që do të konfirmohet të dielën në takimin e rradhës. Megjithatë disa analistë besojnë se çmimet e naftës së papërpunuar mund të ulen nëse grupi nuk bën reduktime të mëtejshme.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës – OPEC – dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia, një grup i njohur si OPEC+. E kanë ndryshuar takimin e planifikuar në Vjenë në 4 dhjetor, duke zëvendësuar praninë fizike me një takim virtual. Një vendim që ka shumë të ngjarë të paralajmërojë se nuk do të ndryshojë asgjë në politikat e ndjekura.
Grupi ra dakord në fillim të muajit tetor për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milion fuçi në ditë nga nëntori deri në fund të vitit 2023. Duke pasu parasysh kufizimet për disa nga anëtarët e aleancës reduktimi aktual që grupi pritet të bëjë është nga 1 deri në 1.1 milion fuçi në ditë.
OPEC+, konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reutersm se aktualisht do të vlerësojë ndikimin e një kufiri të afërt të çmimit të naftës ruse në treg, për të përfituar një panoramë më të qartë të perspektivës së kërkesës për naftë në Kinë, vendi është importuesi kryesor në botë i naftës së papërpunuar.
Megjithatë disa analistë nuk përjashtojnë mundësinë e një surprize, dhe paralajmërojnë se me ofertën aktuale në treg, OPEC+ rrezikon një kolaps të çmimit të naftës nëse nuk frenon objektivat për prodhimin.
Çmimet e naftës së papërpunuar Brent, të cilat arritën nivelin më të lartë të 14 viteve mbi 139 dollarë për fuçi pas pushtimit rus të Ukrainës, po tregtohen rreth 88 dollarë për fuçi, duke shënuar një rikuperim modest nga nivelet më të ulëta të një viti, afër 80 dollarë për fuçi, e shënuar në fillim të javës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Resortet e skive në Austri, miliona euro shpenzime - Çmimi i lartë i energjisë “gjunjëzon” sektorin në prag sezoni
Në resortin e skive me famë botërore të Austrisë, në Kitzbuhel, bora artificiale po përdoret me shumicë për të krijuar idenë e nisjes së sezonit turistik......

Pse Bitcoin mund të arrijë në 10 mijë dollarë vitin e ardhshëm?!
Bitcoin mund të bjerë në 10,000 dollarë, një rënie prej më shumë se 40% nga çmimet aktuale, tha investitori veteran Mark Mobius. Bashkëthemeluesi i Mobius......

Zvogëlim varësie dhe marrja e situatës në dorë - Vendet e BE-së arrijnë një qëndrim të përbashkët për Aktin e Çipave
Ministrat evropianë miratuan një mandat për të nisur negociatat ndërinstitucionale mbi Aktin e Çipave gjatë takimit të Këshillit të Telekomit. Legjislacioni......

NATO po e kthen fokusin tek Kina. Ja çfarë do të thotë kjo!
Aleanca e NATO-s ka forcuar krahun e saj lindor lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por fokusi i saj gjithashtu ka filluar të zhvendoset edhe më shumë......

Greqia miraton vizat për punëtorët në distancë: Kush mund të aplikojë, kur dhe si?!
Greqia është një nga disa vende europiane që shfrytëzon tendencën e punës në distancë duke ofruar viza dixhitale nomade për punëtorët në distancë. Italia,......

Steinmeier: Shqipëria partner me rëndësi por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progresin drejt BE-së!
Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi të enjten në Tiranë se Gjermania dhe Shqipëria "do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes......

Nafta tregtohet pranë 87 USD - Investitorët presin marrëveshjen e BE për çmimet e naftës ruse
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e fundit të javës, pas dy ditësh me radhë në rritje. Megjithatë, çmimet po gjejnë një mbështetje nga dobësimi i......

Euro ngjitet në mbi 1.05 dollarë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimi në SHBA për nëntorin
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, deklaroi se banka qëndrore do të......