Gjysma e fermerëve skualifikohet nga financimi për grurin - Bilanci i fushatës/ 3100 aplikantë fitues, dominon Fieri dhe Korça

Më shumë se gjysma e fermerëve që kanë aplikuar për të të përfituar nga mbështetja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për mbjelljen e grurit, janë skualifikuar. Sipas burimeve nga ky institucion, në total kanë aplikuar me vetëdeklarim dhe zero dokumente nga e-albania 7466 fermerë dhe kërkesa për mbledhje të reja të grurit rezulton dero në 30 mijë hektarë.
Por ndërkohë që interesi i fermerëve për të përfituar mbështetjen financiare prej 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë, ka qenë mbi pritshmëritë, duket se fondi i akorduar nga qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë ka qenë projektuar sa gjysma e interesit të shfaqur. Në total në funksion të kësaj fushate janë vënë në dispozicion 500 milionë lekë.
Si e tillë, sipas të dhënave të AZHBR, në fund të procesit të vlerësimit administrativ, nga të gjithë aplikantët, janë shpallur fitues vetëm 3127 fermerë, për të cilët bëhet me dije se ka nisur dhe shpërndarja e fondeve. Fermerët marrin mbështetjen pas dorëzimit të dokumenteve të pronësisë, faturave të blerjes së farave dhe pelhrave kimikë dhe verefikimit në terren për mbjelljet faktike. Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve dhe kualifikimeve renditet Fieri, i ndjekur nga Korça, Shkodra dhe Elbasani.
Me fondin e akorduar nga Ministria e Bujqësisë, mbështetet mbështetet kultivimi i grurit për afro 16 660 hektarë tokë, apo gjysma e sipërfaqës së kërkuar. Ministria e Bujqësisë synon që sipërfaqja e kultivuar me grurë për vitin që vjen të arrijë në 70.000 ha në total, duke u rritur me 31.2 për qind. Aktualisht në vend prodhohen mesatarisht 233 mijë ton grurë, ndërsa importohen mbi 221 mijë ton.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Cilat biznese marrin më shumë kredi? - Tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese, por në 5 vitet e fundit kanë ulur "dominimin"
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një rritje e huave të reja të disbursuara gjatë tetorit drejt bizneseve dhe korporatave......

18 mijë euro gjobë për “Albpetrol” - Neglizhencë në sigurinë e të dhënave, lë “zbuluar” subjektet
Shoqëria “Albpetrol sh.a” është gjobitur me 2.1 milionë lekë apo 18 mijë euro gjobë për shkak të abuzimit dhe neglizhencës për garantimin e sigurisë së të......

BE, bonuse e përfitime për rritjen e lindshmërisë - Zero taksa, më shumë se 600 euro për familje dhe automjet dhuratë
Të gjitha vendet europiane kanë një nivel lindshmërie më të ulët se dy fëmijë për cdo grua. Dy qëndrimet kryesore për të mbështetur lindshmërinë janë shumë të......

Ulet sërish çmimi global i ushqimeve - Nëntori, muaji i tetë rradhazi që shënon rënie që nga marsi
Indeksi i çmimeve botërore të agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara shënoi sërish rënie në muajin nëntor, e cila është e teta mujore radhazi që nga......

Rritet eficienca e energjisë në nivel global - Një nga arsyet kryesore, çmimet e larta të energjisë dhe kriza e naftës
Progresi global drejt eficiencës energjetike është përshpejtuar këtë vit si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit me......

Debate për rregullat e bursës së energjisë - KESH do jetë shitës me prioritet, Spahiu: E paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend!
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike e konsideron si të paprecedentë caktimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si shitës me......

Çmimet e naftës mund të ulen sërish - OPEC+ paralajmëron për reduktim të prodhimit
OPEC+ pritet të realizojë objektivin e tij për të reduktuar prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, në një vendim që do të konfirmohet të dielën në......

Resortet e skive në Austri, miliona euro shpenzime - Çmimi i lartë i energjisë “gjunjëzon” sektorin në prag sezoni
Në resortin e skive me famë botërore të Austrisë, në Kitzbuhel, bora artificiale po përdoret me shumicë për të krijuar idenë e nisjes së sezonit turistik......